Monedha për koleksionim: „Suksesi dhe fati i biznesit“


Pamja e përparme:
Në anën e përparme, në pjesën qendrore të monedhës gjendet një qelq mbi të cilin është shtypur harta e hemisferës perëndimore dhe skeptri i Merkurit, të cilat shfaqen në bazën e një rrote druri me ngjyrë të artë. Përgjatë perimetrit shfaqet emri i emetuesit - Republika e Maqedonisë së Veriut. Në pjesën e poshtme të pamjes së përparme shfaqet stema e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe viti i emetimit të monedhës - „2019“, si dhe vlera nominale „100 denarë“. Të gjithë mbishkrimet janë në gjuhën angleze.
Pamja e prapme:
Në anën e prapme, në pjesën qendrore të monedhës gjendet një qelq mbi të cilin është shtypur harta e hemisferës lindore. Mbi qelq, shfaqen fotografi të shtrëngimit të duarve, lokomotivës së vjetër dhe një anijeje. Në anën e majtë të anës së prapme shfaqet Merkuri me skeptrin, ndërsa në anën e djathtë - fotografi e Furtunës e cila mban një bri bollëku. Nën qelq, shfaqet një spirancë dhe dy ingranazhe, ndërsa mbi ato mbishkrimi „Ag925“. Në pjesën e poshtme të perimetrit, në gjuhën angleze është shkruar: „Suksesi dhe fati i biznesit“
Specifikimi i monedhës
|
Emri i monedhës
|
„Suksesi dhe fati i biznesit“
|
Emri i serisë së monedhave
|
/
|
Vlera nominale
|
100 denarë
|
Metal
|
Argjend (Ag) 925
|
Pesha
|
21,20 g (±0,50)
|
Dimensioni, forma
|
38,61 mm(±0,2), formë rrethore
|
Viti i emetimit
|
2019
|
Çmimi
|
3.000,00 denarë
|
Kontakt
|
Zoran Miletiq [email protected] +389 2 3108 374
|
Mënyra e pagesës:
Palët të cilat janë të interesuara për blerjet të monedhave koleksionuese mund të marrin informata përmes internet-faqes së Bankës Popullore dhe numrit të telefonit: 3 108 374, e-mail: [email protected], ose personalisht, në lokalet e Drejtorisë së Thesarit, ku janë të ekspozuara monedhat koleksionuese.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}