Në bazë të Vendimit për shpallje të konkursit për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetor dhe Ditës Botërore të Sigurimit - 1 nëntor dhe miratim të mjeteve V nr. 02-29685/1 nga data 18 shtator 2018, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë dhe Agjensioni për Mbikëqyrje të Sigurimit shpallin
KONKURS
Për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e
Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetor
dhe Ditës Botërore të Sigurimit - 1 nëntor
1. Temat dhe kushtet e konkursit për nxënësit e arsimit fillor
Nxënësit e arsimit fillor mund të dërgojnë punim letrar - poezi dhe/ose punim të artit - vizatim në njërën ose dy temat e dhëna:
“Edhe unë di të kursej” dhe
“Çka nënkuptoj me sigurimin e shtëpisë dhe familjes”
Për punimet më të mira të nxënësve të arsimit fillor do të ndahen gjithsej 12 shpërblime, edhe atë:
- nga tre shpërblime për punim më të mirë letrar - poezi në të dy temat, ose gjithsej 6 shpërblime.
- nga tre shpërblime për punim më të mirë të artit - vizatim në të dyja temat, ose gjithsej 6 shpërblime.
Nxënësve, punimet e të cilëve kanë fituar, do ju ndahet shpërblim në para në shumë prej 3.000,00 denarë për punimin më të mirë letrar ose të artit, duke e deponuar shpërblimin në para në bankat sipas zgjedhjes së tyre.
Afati përfundimtar i dorëzimit të punimeve është 15 tetor 2018.
2. Temat dhe kushte e konkursit për nxënësit e arsimit të mesëm
Nxënësit e arsimit të mesëm mund të marrin pjesë në konkurs në dy mënyra:
a) të dërgojnë punim letrar - esej me temë: “Kursej - mendoj për të ardhmen time”.
Eseja duhet të ketë më së shumti 1.800 fjalë dhe të përmbajë pikëpamje personale ndaj kursimit, duke iu referuar çështjeve në vijim: Arsyeja dhe nevoja për kursim, rëndësia e kursimit për të ardhmen, qëndrimi i të rinjve ndaj kursimit në krahasim me më të moshuarit, shprehitë familjare dhe kursimi, njohuritë e të rinjve për kursimin në institucionet financiare dhe aspekte të ndryshme.
b) të dërgojnë punim letrar - tregim të shkurtër me temë: “Çka nënkuptoj me sigurimin e shtëpisë dhe familjes”
Për punimet më të mira të nxënësve të arsimit të mesëm do të ndahen gjithsej 6 shpërblime, edhe atë:
- 3 shpërblime për punim më të mirë letrar - esej;
- 3 shpërblime për punimin më të mirë letrar - tregim i shkurtër.
Nxënësve, punimet e të cilëve kanë fituar, do ju ndahet shpërblim në para në shumë prej 6.000,00 denarë, duke e deponuar shpërblimin në para në bankat sipas zgjedhjes së tyre.
Afati përfundimtar i dorëzimit të punimeve është 15 tetor 2018.
Kushte të përbashkëta të cilat vlejnë për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm:
Për të mbrojtur punën e nxënësve, Ju lutemi detyrimisht të nënshkruani punimet tuaja në anën e prapme duke vendosni informatat e mëposhtme:
- Emri dhe mbiemri i nxënësit,
- Emri i shkollës ku nxënësi ndjek mësim (klasa / viti
komuna / fshati / qyteti), - Emri dhe mbiemri i prindit / kujdestarit me adresë banimi dhe - Telefon për kontakt të prindit / kujdestarit / mësuesit / profesorit.
|
Mënyra e dorëzimit të punimeve:
Të gjithë punimet (vizatim, poezi, tregim i shkrutër dhe esej) mund të dorëzohen drejtpërsëdrejti në Arkivin e Bankës Popullore ose përmes postës. Punimet letrare (poezia, tregimi i shkrutër dhe eseaja) mund të dorëzohen edhe në mënyrë elektronike në adresën elektronike në vijim: [email protected].
Adresa për dorëzim përmes postës me shenjë:
“Për konkursin me rastin e Ditës Botërore të Kursimit - 31 tetor” dhe/ose
“Për konkursin me rastin e Ditës Botërore të Sigurimit - 1 nëntor”
BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
bul. “Kuzman Josifovski - Pitu” nr. 1,1000 Shkup
Punimet e arritura do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë komisioni i jurisë i formuar nga përfaqësuesit e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë dhe Agjensionit për Mbikëqyrjet të Sigurimeve.
Lista e nxënësve fitues, data dhe lokacioni i ndarjes së çmimeve do të shpallet më së voni deri më 31 tetor 2018, në internet faqet e të tre institucioneve: Bankës Popullore /, Ministrisë së Financave http://finance.gov.mk/ dhe Agjensionit për Mbikëqyrje të Sigurimeve http://aso.mk/.
Për informata më të hollësishme Ju lutemi na kontaktoni në e-mailin e Bankës Popullore: [email protected], Ministrisë së Financave: [email protected] dhe Agjensionit për Mbikëqyrje të Sigurimeve: [email protected].