Në bazë të Vendimit për ndarje të Çmimit të Vitit për Hulumtues të Rinj nr. 02-15/III-16/2011 të datës 31 mars të vitit 2011 dhe V. nr. 02-15/VIII -7/2014 të datës 31 korrik të vitit 2014, ndërsa në pajtim me Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet për zgjedhje të punimit më të mirë dhe ndarje të Çmimit të Vitit për Hulumtues të Rinj nr. 2927 të datës 13 prill të vitit 2011, Rr. nr. 7762 të datës 20 shtator 2012, Rr. nr. 28175 të datës 5 shtator të vitit 2014, Rr. nr. 26412 të datës 30 korrik të vitit 2015 dhe Rr. nr. 02-14684/11 të datës 10 qershor të vitit 2020, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall
Konkurs për ndarje të Çmimit të Vitit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021
Me qëllim stimulimin dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe përpunimit të punimeve nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare, si dhe afirmimit të kuadrove të reja dhe profesionale, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtutjeshëm: Banka Popullore) ndan Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj për punim më të mirë nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare.
Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në 35 vjet. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs.
Punimet parashtrohen në gjuhën maqedonase ose në gjuhën angleze. Punimi duhet patjetër të përmbajë edhe qasje ndaj ekonomisë maqedonase në temën përkatëse. Punimi nuk duhet të kalojë 80.000 karaktere me vendet e zbrazëta (pa fusnotat, shtojcat, grafikonet, tabelat, abstraktin, bibliografinë, anekset) dhe rekomandohet të ketë strukturë standarde të hulumtimit shkencor, i cili përmban pjesët themelore në vijim:
- abstrakt, si dhe theksim të sferës së hulumtimit sipas klasifikimit standard (Journal of Economic Literature - JEL);
- qasje ndaj literaturës së konsultuar nga sfera e cila hulumtohet;
- përshkrim të metodave të hulumtimit që shfrytëzohen në punim;
- analiza;
- pikëpamje përfundimtare dhe
- bibliografi.
Një autor ka të drejtë të parashtrojë vetëm një punim.
Në Konkurs për zgjedhje të punimit më të mirë autorët kanë të drejtë të konkurrojnë edhe me punimet të cilat tashmë janë publikuar, por jo para 1 janarit të vitit 2019. Gjatë parashtrimit të punimit, autori duhet të theksojë kur dhe ku është publikuar punimi.
Punimet parashtrohen deri në Bankën Popullore me shenjë “Për Çmimin e Vitit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në mënyrë elektronike, në word format, në e-mail adresën: [email protected]. Krahas punimit, autori duhet të parashtrojë edhe të dhëna biografike. Punimet e parashtruara do të kenë trajtim të materialeve me karakter të besueshëm.
Zgjedhjen e punimit më të mirë e bën Këshilli për vlerësim, i cili përbëhet nga tre persona, nga të cilët së paku njëri është person që nuk është i punësuar në Bankën Popullore. Guvernatori i Bankës Popullore emëron kryetarin dhe anëtarët e Këshillit për Vlerësim, me vendim i cili do të publikohet në internet faqen e Bankës Popullore. Këshilli për vlerësim do të kryejë zgjedhjen e punimit më të mirë në mënyrë anonime, duke mos poseduar informacione për emrat e autorëve dhe biografitë e tyre.
Punimet vlerësohen sipas kritereve në vijim:
1. Rëndësisë së fushës hulumtuese për rastin maqedonas;
2. Përshtatje e qasjes së literaturës nga fusha e analizuar;
3. Qartësi në definimin e problemit dhe qëllimet e hulumtimit;
4. Përshtatje e përshkrimit të kontekstit dhe informacioneve (përshtatje e analizës së tendencave në fushën e analizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut);
5. Përshtatje e qasjes së shfrytëzuar statistikore-ekonometrike;
6. Konsistencë dhe logjikë të tezave në punim;
7. Konkluzione dhe rekomandime dhe përshtatja e tyre.
Çmimi i Vitit i Bankës Popullore për punimin më të mirë (çmimi i parë) është 100.000,00 denarë, neto.
Nëse Këshilli për Vlerësim vlerëson se punimi i dytë është gjithashtu me një cilësi afër punimit më të mirë, Banka Popullore mund të ndajë edhe çmimin e dytë në shumë prej 50.000,00 denarë, neto.
Nëse Këshilli për Vlerësim vlerëson se punimi më i mirë ka notën më të lartë mirëpo jo me cilësinë më të lartë, Banka Popullore mund të ndajë vetëm çmimin e dytë.
Nëse Këshilli për Vlerësim konsideron se asnjëri nga punimet nuk i përmbush kushtet për marrjen e çmimit, Banka Popullore mund të mos e ndajë Çmimin e Vitit.
Afati i fundit për parashtrimin e punimeve është 1 shkurt i vitit 2021.
Banka Popullore do të njoftojë publikun për punimin fitues përmes një njoftimi, ndërsa çmimi do të ndahet në një ngjarje të organizuar nga Banka Popullore. Çmimi fitues do të publikohet në faqen e internetit të Bankës Popullore. Fituesi/fituesit e çmimeve do të ftohen të prezantojnë punimin/punimet fituese në një ngjarje të organizuar nga Banka Popullore.
Shkup, 30 qershor 2020