
Në bazë të Vendimit për ndarje të Çmimit vjetor për hulumtues të rinj nr. 02-15/III-16/2011 të datës 31.03.2011 dhe O. nr. 02-15/VIII -7/2014 të datës 31 korrik 2014, ndërsa në pajtim me Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet për zgjedhje të punimit më të mirë dhe ndarje të Çmimit vjetor për hulumtues të rinj nr. 2927 të datës 13.04.2011, Pr nr. 7762 të datës 20.09.2012, Pr. nr. 28175 të datës 5 shtator 2014 dhe Pr. nr. 26412 të datës 30 korrik 2015, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon
Konkurs për ndarje të çmimit vjetor të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020
Për shkak të stimulimit të zhvillimit të mendimit shkencor dhe përpunimit të punimeve nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare, si dhe afirmimit të kuadrove të reja dhe profesionale, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtutjeshëm: Banka Popullore) ndanë Çmimin vjetor për hulumtues të rinj për punim më të mirë nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare.
Çmimi vjetor i Bankës Popullore është 100.000,00 denarë, neto.
Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës deri në 35 vjet. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs.
Punimet parashtrohen në gjuhën maqedonase ose në gjuhën angleze. Punimi duhet patjetër të përmbajë edhe qasje ndaj ekonomisë së Maqedonisë në temën përkatëse. Punimi nuk duhet të kalojë 80.000 karaktere me vendet e zbrazëta (pa fusnotat, shtojcat, grafikonet, tabelat, abstraktin, bibliografinë, anekset) dhe është rekomanduese të ketë strukturë standarde të hulumtimit shkencor, i cili përmban pjesët themelore në vijim:
- abstrakt, si dhe theksim të sferës së hulumtimit sipas klasifikimit standard (Journal of Economic Literature - JEL);
- qasje ndaj literaturës së konsultuar nga sfera e cila hulumtohet;
- përshkrim të metodave të hulumtimit që shfrytëzohen në punim;
- analiza;
- pikëpamjet përfundimtare dhe
- bibliografia.
Një autor ka të drejtë të parashtrojë vetëm një punim.
Në Konkurs për zgjedhje të punimit më të mirë autorët kanë të drejtë të konkurrojnë edhe me punimet të cilat tash më janë publikuar, por jo para 1 janarit të vitit 2018. Gjatë parashtrimit të punimit, autori duhet të theksojë kur dhe ku është publikuar punimi.
Punimet parashtrohen deri në Bankën Popullore me shenjë “Për Çmimin vjetor të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përmes formës elektronike, në format “word", në e-mail adresë: [email protected]. Krahas punimit, autori duhet të parashtrojë edhe të dhëna biografike. Punimet e parashtruara do të kenë trajtim të materialeve me karakter të besueshëm.
Zgjedhjen e punimit më të mirë e bën Këshilli për vlerësim, i cili përbëhet nga tre persona, nga të cilët së paku njëri është person që nuk është i punësuar në Bankën Popullore. Guvernatori i Bankës Popullore emëron kryetarin dhe anëtarët e Këshillit për vlerësim, me vendim i cili do të publikohet në internet faqen e Bankës Popullore. Këshilli për vlerësim do të kryejë zgjedhjen e punimit më të mirë në mënyrë anonime, përmes vlerësimit të punimeve të futura në konkurrencën më të ngushtë sipas kritereve në vijim:
1. Relevancë të fushës hulumtuese për rastin e Maqedonisë;
2. Përkatësi të qasjes së literaturës nga fusha e analizuar;
3. Qartësi në definimin e problemit dhe qëllimet e hulumtimit;
4. Përkatësi në përshkrimin e kontekstit dhe informacioneve (përkatësi të analizës së trendeve në fushën e analizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut);
5. Përkatësi të qasjes së shfrytëzuar statistikore-ekonometrike;
6. Konzistencë dhe logjikë të tezave në punim;
7. Konkluzione dhe rekomandime dhe përkatësi të tyre.
Këshilli për vlerësim mund të ndajë çmim për punimin e dytë të shpërblyer në Konkurs në shumë prej 50.000,00 denarë, neto.
Afati përfundimtar për parashtrimin e punimeve është 1 shkurt 2020.
Çmimi vjetor i Bankës Popullore do të ndahet në evenimentin e organizuar me rastin e Ditës së pavarësisë monetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.