KONKURS PËR FËMIJË DHE TË RINJ ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË KURSIMIT - 31 TETOR
BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, MINISTRIA E FINANCAVE DHE AGJENSIONI PËR MBIKQYRJEN E SIGURIMEVE
SHPALLIN
KONKURS PËR FËMIJË DHE TË RINJ NGA ARSIMIMI FILLOR DHE I MESËM.
LE TË FESTOJMË DITËN BOTËRORE TË KURSIMIT – 31 TETOR, ME VIZATIME DHE POEZI:
KATEGORIA E PARË NË TEMË:
K U R S I M I - "EDHE UNË DI TË KURSEJ"
KATEGORIA E DYTË NË TEMË:
S I G U R I M I - "ÇKA NËNKUPTOJ UNË ME SIGURIMIN E SHTËPISË DHE FAMILJES"
- Nxënësit e arsimit fillor duhet të dërgojnë punime letrare dhe/ose të artit - poezi - në njërën ose në të dyja temat e përcaktuara.
- Nxënësit e arsimit të mesëm duhet të dërgojnë punime letrare dhe/ose të artit - poezi - në njërën ose në të dyja temat e përcaktuara.
Afati përfundimtar për dorëzimin e punimeve është 16 tetor 2017.
Për të mbrojtur punën e nxënësve, Ju lutemi nënshkruani punimet e Juaja (vizatim/poezi) si më poshtë. Në pjesën e prapme të punimeve (vizatim/poezi) është e domosdoshme të shënohen informacionet e mëposhtme:
- Emri dhe mbiemri i fëmijës,
- Shkollën ku fëmija e ndjek mësim (qyteti/klasa/viti),
- Emri i prindit ose kujdestarit me adresën e banimit dhe
- Telefon celular për kontakt të prindit/kujdestarit/mësuesit.
Ju lutemi dërgoni veprat e Juaja (vizatim/poezi) me postë ose dorëzoni ato, në adresën e mëposhtme:
Për konkursin në kategorinë e parë (punim - arsimi fillor dhe punim - arsimi i mesëm), në temën:
"EDHE UNË DI TË KURSEJ"
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë
Bul. "Kuzman Josifovski-Pitu" nr. 1,
1000 Shkup
Për konkursin në kategorinë e dytë (punim - arsimi fillor dhe punim - arsimi i mesëm), në temën:
" ÇKA NËNKUPTOJ UNË ME SIGURIMIN E SHTËPISË DHE FAMILJES "
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë
Bul. "Kuzman Josifovski-Pitu" nr. 1,
1000 Shkup
Për punimet më të mira (vizatim/poezi), pjesëmarrësve do t'u shpërndahen 24 shpërblime, edhe atë:
- gjashtë çmime për vizatim më të mirë në të dy kategoritë dhe
- gjashtë çmime për poezi më të mirë në të dy kategoritë.
Autorët e punimeve më të suksesshme do të shpërblehen me nga 3.000 denarë duke i depozituar në bankë sipas zgjedhjes së tyre.
Lista e nxënësve të shpërblyer, data dhe vendi i ndarjes së çmimeve do të shpallen pas datës 16 tetor 2017, në faqet e internetit të të tre institucioneve: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë /, Ministria e Financave http://finance.gov.mk/ dhe Agjensioni për Mbikëqyrjen e Sigurimeve http://aso.mk/.
Për informata më të hollësishme, Ju lutemi na kontaktoni në e-mail: [email protected] ose [email protected]
