Monedhat sovrane emetohen nga bankat qendrore, të cilat në fakt, gëzojnë një monopol mbi procesin e krijimit të tyre dhe kujdesen për ruajtjen e vlerës së tyre. Monedhat sovrane kanë tre karakteristika kryesore për shkak të së cilave mund të konsiderohen para: 1) përfaqësojnë një medium shkëmbimi (d.m.th mjet pagese) të paktën në vendin ku janë emetuar, 2) përfaqësojnë një njësi llogaritëse (d.m.th një masë për shprehje të vlerës) në vendin ku janë emetuar dhe 3) shërbejnë si ruajtës të vlerës së agjentëve ekonomikë (d.m.th mund të mbahen për kursim).
Për dallim nga monedhat sovrane, kriptomonedhat nuk janë para sepse nuk i posedojnë tre tiparet kryesore të parave. Vetëm në disa vende ato mund të përdoren si mjete pagese, gjegjësisht të posedojnë funksionin e një mediumi shkëmbimi, por në një masë të kufizuar. Kriptomonedhat nuk i përmbushin edhe dy karakteristikat tjera të monedhave sovrane, d.m.th nuk janë njësi llogaritëse (për shembull, nuk ekzistojnë agjentë ekonomikë që përdorin kriptomonedhat si njësi llogaritëse gjatë përpilimit të pasqyrave të tyre financiare) dhe nuk janë ruajtës i vlerës (d.m.th çmimi i kriptomonedhave i shprehur në ndonjë monedhë sovrane varet nga oferta dhe kërkesa e platformave të këmbimit dhe shfaq paqëndrueshmëri të lartë në një periudhë të shkurtër kohore). (prapa | kthehu te pyetjet dhe përgjigjet)
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}