
Asociacioni Bankar Maqedonas
në bashkëpunim me
Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
Komisionin për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
shpall
THIRRJE PUBLIKE
për shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut
U bëjmë thirrje shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare Kuizi Evropian i Parasë. Ky kuiz është projekt i Federatës Bankare Evropiane, i përqendruar në edukimin financiar të nxënësve prej moshës 13 deri 15 vjeçare.
Kuizi Evropian i Parasë zhvillohet në dy faza - faza e parë janë garat kombëtare në çdo vend individualisht, ndërsa faza e dytë është finalja evropiane. Gara kombëtare ne Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 23 mars 2020.
Dy nxënësit më të mirë do të përfaqësojnë vendin tonë në finalen e cila do të mbahet më 29 prill 2020 në Bruksel, Belgjikë.
Federata Bankare Evropiane, për shkollat fituese në finalen evropiane do të ndajë çmime në para edhe atë: shumë prej 3.000 euro për vendin e parë, 2.000 për vendin e dytë dhe 1.000 për vendin e tretë.
Garat do të realizohen përmes një aplikacioni të veçantë elektronik për këtë qëllim Kahut (Kahoot!), që është një platformë edukative në bazë të lojës. Gara finale në Belgjikë do të zhvillohet në gjuhën amë të pjesëmarrësve.
Thirren të gjithë shkollat e interesuara fillore dhe të mesme të paraqesin vitet/klasat për pjesëmarrje në garën kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më së voni deri më 31 janar të vitit 2020 në adresën elektronike të Asociacionit Bankar Maqedonas: [email protected]
Duke vepruar kështu, duhet marrë parasysh si vijon:
- Çdo shkollë fillore ose e mesme mund të paraqesë më shumë vite/klasa;
- Nxënësit duhet të jenë të moshës prej 13 deri 15 vjeç në ditën e paraqitjes;
- Bashkë me të dhënat e viteve/klasave duhet të dorëzohen të dhëna për arsimtarët/profesorët nën mentorimin e të cilëve do të zhvillohet përgatitja.
Materialet edukative për përgatitjen e pjesëmarrësve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për garën kombëtare dhe finalen evropiane dhe informacione shtesë për Kuizin Evropian të Parasë janë në dispozicion në ueb-faqet në vijim: www.mba.mk dhe www.efb.eu.
Mbështetur nga:
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës e RMV-së
- Ministria e Financave e RMV-së.