Asociacioni Bankar Maqedonas në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe Komisionin për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë

Asociacioni Bankar Maqedonas
në bashkëpunim me
Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë
Komisionin për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë
publikon
THIRRJE PUBLIKE
për shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë
Thirren të gjithë shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë të marrin pjesë në garën ndërkombëtare Kuizi Evropian i Parasë. Ky kuiz është projekt i Federatës Bankare Evropiane, që ka për fokus edukimin financiar të nxënësve prej moshës 13 deri 15 vjeçare.
Kuizi Evropian i Parasë zhvillohet në dy faza - faza e parë janë garat kombëtare në çdo vend individualisht, ndërsa faza e dytë është finalja evropiane. Gara kombëtare në Republikën e Maqedonisë do të mbahet më 27 mars 2019, në kuadër të Javës Evropiane të Parasë. Dy nxënësit më të mirë do të përfaqësojnë vendin tonë në finalen e cila do të mbahet më 7 maj 2019 në Bruksel, Belgjikë.
Garat do të realizohen përmes një aplikacioni të veçantë elektronik për këtë qëllim Kahut (Kahoot!), që është një platformë edukative në bazë të lojës. Gara finale në Belgjikë do të zhvillohet në gjuhën amë të pjesëmarrësve.
Thirren të gjithë shkollat e interesuara fillore dhe të mesme të paraqesin vitet/klasat për pjesëmarrje në garën kombëtare në Republikën e Maqedonisë, më së voni deri më 31 janar 2019 në adresën elektronike të Asociacionit Bankar Maqedonas: [email protected]
Duke vepruar kështu, duhet marrë parasysh si vijon:
- Çdo shkollë fillore ose e mesme mund të paraqesë më shumë vite/klasa;
- Nxënësit duhet të jenë të moshës prej 13 deri 15 vjeç në ditën e paraqitjes;
- Bashkë me të dhënat e viteve/klasave duhet të dorëzohen të dhëna për mësuesit/profesorët nën drejtimin e të cilëve do të zhvillohet përgatitja.
Në periudhën nga fundi i janarit deri në fillim të marsit, do të zhvillohen përgatitje dhe testim intern i viteve/klasave të paraqitura për nevojat e garës kombëtare. Organizatorët e ngjarjes do të kujdesen për materialet edukative të cilat ju nevojiten pjesëmarrësve të Republikës së Maqedonisë për përgatitje të testimit intern, garës kombëtare dhe finales evropiane, për çka, vitet/klasat e paraqitura do të informohen në kohë.
Më shumë informata për Kuizin Evropian të Parasë mund të gjeni në këto ueb faqe: www.mba.mk и www.efb.eu.
