Ju njoftojmë se Sesioni i 40-të i Klubit të Hulumtuesve do të mbahet më 16 shtator 2021 (e enjte) me fillim në ora 14.00, nëpërmjet një video konference në platformën elektronike "Webeks". Në sesion do të prezantohen punimet në vijim:
"Produktiviteti dhe daljet e kompanive gjatë kovid-19: Analizë nga më shumë vende", nga Silvia Muci, Filip Jolevski, Kohei Ueda dhe Domeniko Viganola dhe
"Analizë e vendeve të punës online dhe kërkesa për profesione dhe aftësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut", nga Aleksandar Kostadinov.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë sesion të Klubit të Hulumtuesve mund të paraqesin pjesëmarrjen e tyre më së voni deri më 15 shtator të vitit 2021 (e mërkurë) në e-mail adresën: [email protected].
Pas paraqitjes, të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar do t'u dërgohen informacione rreth paraqitjes në platformën elektronike ku do të mbahet sesioni.
Theksojmë se anëtarësimi në Klub është me karakter të hapur, informata më të hollësishme për të cilin mund të gjeni në internet faqen e Bankës Popullore www.nbrm.mk në pjesën e Klubit të Hulumtuesve.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}