Të nderuar,
Me qëllim informimin e plotë për mundësinë për zëvendësimin e frangave zvicerane të serisë së tetë, e cila është tërhequr nga qarkullimi, Banka Popullore vë në dukje informacionet në vijim:
- Kushtet për zëvendësim të parave të huaja që kanë pushuar së qeni një tender ligjor për pagesa përcaktohen nga emetuesi i parave, në këtë rast Banka Popullore Zvicerane.
- Sipas informacioneve të publikuara nga Banka Popullore Zvicerane, nuk ekziston afat për zëvendësimin e këtyre parave, gjegjësisht Banka Popullore Zvicerane do t’i zëvendësojë ato për një kohë të pakufizuar pa kompensim.
- Në pajtim me njoftimin e Bankës Popullore Zvicerane në internet faqen e saj Zëvendësim i kartëmonedhave të pavlefshme - SWISS NATIONAL BANK, zëvendësimi i parave të tërhequra nga qarkullimi mund të kryhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në bankën qendrore, ose në filialet e autorizuara të Bankës Popullore Zvicerane, ose, me dorëzimin e frangave zvicerane në bankën qendrore, me ç’rast Banka Popullore Zvicerane mund të transferojë vlerën e frangave zvicerane në një llogari në një bankë të huaj, nëse subjekti posedon një llogari të tillë, ose në llogari të transaksioneve në ndonjë bankë vendase, të cilën subjekti do ta paraqesë gjatë dorëzimit të parave. Zëvendësimi mund të kryhet dhe në bankat komerciale në Zvicër të cilat i kryejnë këto aktivitete në emër të Bankës Popullore Zvicerane. Informacione më të hollësishme mund të gjeni në adresën elektronike në vijim: https://www.snb.ch/en/mmr/reference/instr_recalled_notes/source/instr_recalled_notes.en.pdf.
- Gjithashtu, aktualisht, qytetarët dhe personat juridikë që zotërojnë kartëmonedha të serisë së tetë mund të bëjnë zëvendësimin në disa nga bankat komerciale në vend.
Nëse keni pyetje shtesë, ju lutemi të drejtoheni në e-mailin: [email protected].
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}