Përpunimi i të dhënave personale të personave fizik bëhet me qëllim të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga funksioni kontrollues dhe mbikëqyrës i Bankës Popullore, gjegjësisht verifikimi i dokumentacionit që është i nevojshëm për dhënien e lejes, për një institucion pagesor/emetues të parave elektronike dhe regjistrimin e agjentëve të tyre; për dhënien e lejes për kryerjen e punëve të këmbimit dhe për personat që janë të autorizuar për kryerjen e punëve të këmbimit dhe për dhënien e miratimit për hapjen ose mbajtjen e llogarisë në një bankë të huaj.
Në përmbledhjen për dhënien e lejeve dhe pëlqimeve për ofruesit jobankar të shërbimeve të pagesave, operuesit e sistemeve të pagesave dhe këmbimoreve dhe miratimet për persona fizik, përpunohen të dhënat personale të kategorive të mëposhtme të subjekteve:
- për personin/personat përgjegjës - udhëheqësin/udhëheqësit, anëtarin/anëtarët e bordit drejtues, të shoqërisë tregtare, personat (juridik dhe fizik) të cilët përmes personave me të cilët kanë lidhje të ngushta, kanë pjesëmarrje të kualifikuar për dhënien e lejes, për institucionin pagesor/emetues të parave elektronike dhe personin/personat përgjegjës - udhëheqësin/udhëheqësit të agjentëve të tyre;
- personin/personat përgjegjës - udhëheqësin/udhëheqësit e personit juridik i cili ka paraqitur kërkesë për marrjen e lejes për kryerjen e operacioneve të këmbimit dhe personi/personat e autorizuar që do të kryejnë operacionet e këmbimit dhe
- personin/personat që paraqesin kërkesë për marrjen e miratimit për hapjen ose posedimin e llogarisë në bankë të huaj.
Banka Popullore i përpunon kategori e mëposhtme të të dhënave personale:
- emër dhe mbiemër;
- numri amë i qytetarit;
- data dhe vendi i lindjes;
- vendi dhe adresa e banimit/adresa e qëndrimit;
- data e emetimit dhe afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit (shtetësisë);
- data, vendi, numri i emetimit dhe afati i vlefshmërisë së lejeqëndrimit (shtetësisë);
- numri i telefonit;
- të dhënat për (mos)denimin;
- të dhënat për (mos)shqiptimin e ndalesës për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Për të dhënat personale që përpunohen është përcaktuar afat për mbajtje prej 10 (dhjetë) viteve, dhe atë:
- pas anulimit të lejes për kryerjen e operacioneve të këmbimit.
- pas përfundimit të vlefshmërisë së miratimit të rezidentit për hapjen ose për posedimin e llogarisë te bankat e huaja.
- pas përfundimit të vitit kalendarik në të cilin i ka pranuar, pra pas ndërprerjes së kryerjes së funksionit anëtar i organit të udhëheqjes, dhe
- nga data kur personi nuk ka pjesëmarrje të kualifikuar në shoqërinë tregtare (për bashkëpunëtorët dhe personat e lidhur me persona që kanë mbajtur funksion, anëtarë të organit të udhëheqjes, personit me lidhje të ngushte ose që kanë pjesëmarrje të kualifikuar në shoqërinë tregtare).