Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton publikun se janë emetuar dhe lëshuar në qarkullim monedhat koleksionuese “Peshorja”, “Akrepi” dhe “Shigjetari” nga seria e “Shenjave të Horoskopit” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 128/18 dhe 170/18).
Monedhat kanë karakteristikat e mëposhtme:
“PESHORJA”
Në pamjen e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe një rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar, e rrethuar me Yjësinë e Peshores. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në bazë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të pamjes së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
Në pamjen e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e peshores nga atlasi yjor “Firmamentum Sobiescianum”, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të. Fotografia dhe shenja e horoskopit të peshores dhe yjësia e saj gjithashtu paraqiten edhe në qelqin e shtruar prej kobalti. Në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur simboli i shenjës së horoskopit të peshores. Në pjesën e poshtme është paraqitur fotografia e peshores prej ari, në prapavijë një vizatim në të cilin është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e djathtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - LIBRA, ndërsa në anën e majtë është paraqitur shenja Ag925.
“AKREPI”
Në pamjen e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar, e rrethuar me Yjësinë e Akrepit. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në bazë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të pamjes së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
Në pamjen e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e akrepit nga atlasi yjor “Firmamentum Sobiescianum”, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të. Fotografia dhe shenja e horoskopit të akrepit dhe yjësia e tij gjithashtu paraqiten edhe në qelqin e shtruar prej kobalti. Në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur simboli i shenjës së horoskopit të akrepit. Në pjesën e poshtme është paraqitur fotografia e akrepit prej ari, në prapavijë një vizatim në të cilin është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e majtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - SCORPIUS, ndërsa në anën e djathtë shenja „Ag925“.
“SHIGJETARI”
Në pamjen e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar, e rrethuar me Yjësinë e Shigjetarit. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në bazë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të pamjes së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
Në pamjen e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e shigjetarit nga atlasi yjor “Firmamentum Sobiescianum”, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të. Fotografia dhe shenja e horoskopit të shigjetarit dhe yjësia e tij gjithashtu paraqiten edhe në qelqin e shtruar prej kobalti. Në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur simboli i shenjës së horoskopit të shigjetarit. Në pjesën e poshtme është paraqitur fotografia e shigjetarit prej ari, në prapavijë një vizatim në të cilin është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e djathtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - SAGITARIUS, ndërsa në anën e majtë është paraqitur shenja Ag925.
Çmimi i këtyre monedhave për koleksionim është 2.800,00 denarë.
Monedhat për koleksionim të emetuara nga BPRM-ja janë mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.
Informata shtesë për monedhat koleksionuese janë të botuara në internet faqen e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në pjesën e Monedhave për koleksionim.