Shkup, 25 mars 2022
Përfaqësuesit tanë në finalen evropiane të “Kuizit Evropian të Parasë” do të jenë nxënësit nga shkolla SHMQSH “Josip Broz Tito” - Shkup, Mateja Taleska dhe Dino Danovic nën mentorim të profesoreshës Emilija Veliçkova, të cilët në garën kombëtare arritën t’i fitojnë 439 ekipet tjera, nga të cilët 423 ekipe garuan në gjuhën maqedonase, ndërsa 16 ekipe në gjuhën shqipe.
Vendin e dytë e fituan nxënësit Teona Mitrevska dhe Jani Jerenda nga shkolla SHMEJQSH “Vasil Antevski Dren” - Shkup, nën mentorim të profesoreshës Biljana Ninovska, ndërsa në vend të tretë janë Marija Vçkova dhe Stefanija Sarafimova nga shkolla SHM Gjimnazi „Dobri Daskallov“ në Kavadar, nën mentorim të profesoreshës Jasmina Rizova.
Këto janë reultatet nga gara kombëtare që u mbajt për herë të katërt, gjatë Javës Globale/Evropiane të Parasë, në të cilën morrën pjesë 878 nxënës nën mentorim të 94 mësimdhënësve/profesorëve nga 72 shkolla fillore dhe të mesme nga i mbarë vendi.
Finalja evropiane e kuizit do të mbahet më 10 maj dhe do të zhvillohet në mënyrë virtuele. Përveç shpërblimit në para, për herë të parë, Federata Bankare Evropiane do të shpërblejë 5 ekipet më të mira me një udhëtim dyditor në Bruksel, Belgjikë.
“Kuizi Evropian i Parasë” është projekt i Federatës Bankare Evropiane për edukim financiar të të rinjve të grupmoshave nga 13 deri 15 vjeç, që Asociacioni Bankar Maqedonas e organizon në bashkëpunim me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionin e Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.