Të dhënat për huamarrësit, garantuesit, palët e lidhura, depozituesit, huadhënësit e kolateralit, marrësit e loro remitancave dhe urdhëruesit e nostro-remitancave, marrësit e mjeteve dhe dërguesit e mjeteve në operacionet e pagesave me denarë përpunohen për identifikim, matje dhe monitorim të duhur të llojeve të caktuara të rreziqeve që hyjnë në fushën e veprimtarisë së mbikëqyrjes së Bankës Popullore, si dhe të sigurohet një pasqyrë e qartë dhe reale e mënyrës së menaxhimit të llojeve të caktuara të rreziqeve dhe të ndërmerren aktivitete të duhura mbikëqyrëse për përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve.
Banka Popullore përpunon këto kategori të dhënave personale:
- emri dhe mbiemri;
- numri amë i qytetarit;
- adresa e vendbanimit;
- të dhëna për transaksionet e personave fizikë të mbuluara nga mostra e kontrolluar për rrezikun e kredisë, rrezikun nga pastrimi i parave, si dhe në sferën e kontrollit të respektimit të rregulloreve (operacionet e pagesave jashtë dhe brenda vendit);
- të dhëna për punëdhënësin dhe shumën e të ardhurave;
- të dhëna për pronën e personave fizik e cila është hipotekuar;
- të dhëna për personat fizikë dhe juridikë të lidhur.
Të dhënat ruhen për 10 vjet nga përfundimi i procesverbalit. Afati caktohet duke marrë parasysh ciklin e mbikëqyrjes që mund të zgjasë deri në 24 muaj, pasi ndonjëherë kërkohen materiale nga dy kontrolle të njëpasnjëshme.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}