
Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, D-r Anita Angelovska-Bezhoska, në kuadër të Takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) u takua me përfaqësues të lartë të të dy institucioneve ndërkombëtare, përfshi edhe takime me Drejtorin Ekzekutiv të FMN-së, z. Entoni de Lanoj, Drejtori i Drejtorisë së FMN-së për Evropën, z. Pol Tomsen, Drejtori Ekzekutiv i BB-së, z. Frank Hemskirk, Nënkryetari i Bankës Botërore, z. Siril Muler, Nënkryetarët e IFC-së, z-nja Xhorxhina Bejker dhe z. Vibke Shllomer, ekipe të menaxherëve të fondeve investuese dhe bankave, si dhe me përfaqësues tjerë të lartë.
Guvernatorja Angelovska-Bezhoska gjithashtu u takua edhe me drejtuesit e disa drejtorive të FMN-së, përfshi Drejtoritë për statistikë, për tregje monetare dhe kapitale dhe për operacione fiskale. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për rezultatet e arritura nga bashkëpunimi deri tani i suksesshëm me FMN-në dhe mundësitë për përmirësim të mëtejshëm të punës së BPRM-së nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe këshillëdhënës në fushat e standardeve për raportim statistikor dhe avancim të modelit për projeksione ekonomike.
Bashkë me Ministrin e Financave, D-r Tevdovski, Guvernatorja e BPRM-së kryesonte delegacionin e Republikës së Maqedonisë në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, të cilat këtë vit u mbajtën në Indonezi. Në këtë ngjarje morën pjesë guvernatorë të bankave qendrore dhe ministra të financave të vendeve anëtare të FMN-së dhe BB-së. Diskutimet ishin në lidhje me rritjen e qëndrueshme të ekonomisë në nivel botëror, rajonal dhe shtetëror, zvogëlimi i varfërisë dhe promovimi i zhvillimit gjithëpërfshirës të të gjithë grupeve në shoqëri.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}