Ekselenca Juaj Gerberih, të nderuar z. Janmat, sekretari Vuçiq, përfaqësues të bankave qendrore të Gjermanisë dhe Kroacisë, të nderuar zonja dhe zotërinj,
Është një kënaqësi e madhe t’ju drejtohem në ngjarjen e sotme. Sot shënojmë fillimin e një projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili jam e sigurt se do të kontribuojë në profilizimin tonë të mëtejshëm si një bankë qendrore moderne, me kapacitet dhe gatishmëri të fortë për t’u bashkuar me familjen evropiane të bankave qendrore.
Për vendin tonë, që nga fillimi i procesit të tranzicionit, Bashkimi Evropian është një pikë referimi shumë e rëndësishëm institucionale, ekonomike dhe politike. Konvergjenca më e shpejtë ekonomike dhe institucionale, përfshirë edhe përafrimin e shpejtë me vlerat e bankingut qendror evropian, gjithashtu duhet të nënkuptojë një integrim më të shpejtë në familjen evropiane.
Kjo është arsyeja pse ne në Bankën Popullore vazhdimisht forcojmë kapacitetin tonë përmes modaliteteve të ndryshme, shpesh me mbështetjen e drejtpërdrejtë të BE-së, përmes mjeteve të saj të disponueshme. Përdorimi aktiv i programeve TAEKS dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dypalësh me bankat qendrore të shteteve anëtare të BE-së janë vetëm disa nga modalitetet përmes të cilave ne vazhdimisht forcojmë infrastrukturën tonë në segmente të ndryshme të operacioneve të bankingut qendror. Mendoj se është e rëndësishme të kujtojmë IPA-projektin e implementuar në vitet 2012 dhe 2013 në mënyrë që të analizohen nevojat tona në procesin e aderimit në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore dhe Eurosistem. Gëzohem, që sot, falë përkushtimit të kolegëve të mi, shumica e boshllëqeve të identifikuara brenda projektit tashmë janë plotësuar. Por, në mjedisin e sotëm dinamik, kur rregullorja Evropiane po pëson ndryshime të mëdha, harmonizimi me standardet evropiane është një proces i vazhdueshëm, që nënkupton një forcim të vazhdueshëm të kapaciteteve të institucioneve.
Në emër të Bankës Popullore, falënderoj përzemërsisht BE-në që nëpërmjet këtij projekti të ri qëndroi prapa nesh dhe prapa vendosmërisë tonë për të vazhduar të harmonizojmë rregullat, politikat dhe punën tonë me standardet SEBQ-së, me qëllim forcimin e mëtutjeshëm të stabilitetit makroekonomik dhe financiar. Me përkrahjen e këtij projekti, na jepet një besim i madh, të cilin nuk kam dyshim se do ta justifikojmë duke dhënë rezultate konkrete. Aktivitetet e planifikuara të projektit përfshinë katër fusha nga domeni i operacioneve të bankingut qendror. Është me rëndësi të veçantë që në të gjithë ato fusha, në periudhën pas krizës ekonomike globale, në plan global ndodhin ndryshime të mëdha të cilat në të njëjtën kohë janë edhe sfida të reja për bankat qendrore.
Aktivitetet e projektit për komponentin e parë janë në fushën e shërbimeve të pagesave dhe sistemeve të pagesave - fushë në të cilën procesi i inovacionit financiar po zhvillohet me ritmin më të shpejtë, duke i bërë sfidat jashtëzakonisht të mëdha. Është e rëndësishme që aktivitetet, ndër të tjera, të orientohen drejt zbatimit të suksesshëm të përgatitjes së një ligji të ri dhe akteve nënligjore mbi shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave - për të cilat punojmë bashkë me Ministrinë e Financave. Rregullorja e re do të nënkuptojë transpozimin e rregullores së fundit evropiane në këtë fushë në vendin tonë dhe krijimin e kushteve për ndryshime të rëndësishme në peizazhin tonë të pagesave. Hapja e dyerve për Fintek kompanitë do të ofrojë mundësi për të forcuar konkurrencën në tregun e shërbimeve të pagesave, dhe në këtë mënyrë mundësi për ofertë të pasuruar të produkteve të reja, inovative dhe me qasje të lehtë me një çmim konkurrues.
Duke menduar se çfarë duhet të mbulojë ky projekt, ne ndër të tjera morëm parasysh, se kriza globale ekonomike pas nesh që lamë apostrofoi qartë se stabiliteti makroekonomik nuk është garanci e stabilitetit financiar. Por gjithashtu apostrofoi se jo-stabiliteti financiare ka efekte të pafavorshme afatgjate mbi rritjen ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik. Kjo shpjegon hapin e madh që ka ndërmarrë BE - krijimin e një uniteti bankar me dy shtylla: mekanizmi i vetëm mbikëqyrës dhe mekanizmi i vetëm për zgjidhjen e bankave problematike. Nuk ka dyshim se vendet që lëvizin në rrugën drejt BE-së dhe Unionit Monetar Evropian do të duhet të punojnë intensivisht për të harmonizuar pozicionimin mbikëqyrës, si dhe elemente tjera institucionale dhe strukturore të rëndësishëm për funksionimin e pandërprerë të sektorit financiar.
Prandaj, komponenti i dytë i projektit adreson saktësisht rregulloren dhe mbikëqyrjen bankare dhe synon të përmirësojë kapacitetet tona mbikëqyrëse. Pas harmonizimit të rëndësishëm me kërkesat e kapitalit evropian, fokusi i këtij projekti do të jetë në procesin e menaxhimit të likuiditetit, por edhe në forcimin e menaxhimit të rrezikut në përgjithësi, veçanërisht me rrezikun e kredisë, i cili duke pasur parasysh strukturën e veprimtarive bankare është rreziku më i rëndësishëm në portofolin bankar. Arritjet e planifikuara të aktiviteteve të projektit janë në përputhje me konkluzionet e përbashkëta të dialogut ekonomik dhe financiar me BE-në dhe ndër të tjera synojnë zvogëlimin e mëtutjeshëm të kredive me probleme, gjegjësisht përmirësimin e cilësisë së bilancit të bankave, gjë që është një parakusht i rëndësishëm për një mbështetje më të fortë kreditore.
Jam e kënaqur që përmes këtij projekti, qëllimi ynë strategjik për të siguruar të dhëna statistikore cilësore, plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane statistikore, është gjithashtu i dukshëm. Më konkretisht, komponenti i tretë i projektit përqendrohet në zhvillimin e mëtutjeshëm të statistikës së llogarive financiare, e cila është thelbësore për krijimin e lidhjeve ndër-sektoriale në kuadër të një ekonomie, dhe kështu për identifikimin e mundësisë së transferimit të goditjeve nga një sektor në tjetrin. Në të kaluarën, ne kemi ndërmarrë një numër aktivitetesh në këtë segment. Gati dy vjet më parë, ne kemi kryer transferimin e parë të të dhënave të pasqyrave financiare vjetore - gjendjet në Eurostat, dhe në prill të vitit të kaluar kemi përgatitur të dhëna të hollësishme për rrjedhën e fondeve dhe detyrimeve financiare për sektorin "shteti", që është një nga komponentët kryesorë për përpilimin e tabelave për procedurën e deficitit të tepërt (EDP). Është e rëndësishme që një pjesë e aktiviteteve të këtij projekti ka për qëllim të përmirësojë më tej cilësinë e kësaj statistike.
Për ne në Bankën Popullore do të jetë shumë e rëndësishme ajo që do të arrijmë në kuadër të komponentit të katërt të këtij projekti - hulumtimin, njohuritë dhe aftësitë në analizën e politikave. Siç përshkruhet në këtë segment të planit të projektit, theksi do të vendoset mbi vlerësimin e lidhshmërisë midis cikleve reale dhe financiare dhe përcaktimin e rolit të faktorëve financiarë për luhatjet ekonomike në ekonominë e maqedonase. Kjo temë rëndësi të veçantë që nga shpërthimi i krizës globale ekonomike, dhe nuk ka dyshim se hulumtimi i saj në vendin tonë do të kontribuojë në përmirësimin e rekomandimeve për vendimmarrësit.
Të nderuar,
Nuk kam dyshim se përmes aktiviteteve në kuadër të këtij projekti ne do të forcojmë edhe më tej infrastrukturën institucionale të bankës sonë qendrore, dhe kështu aftësinë tonë për të arritur qëllimet tona të përcaktuara.
Është kënaqësi e madhe që në zbatimin e një projekti kaq të madh dhe të rëndësishëm, partnerët tanë janë bankat qendrore të Gjermanisë dhe Kroacisë. Falënderoj ata që pranuan të jenë pjesë e këtij projekti dhe nëpërmjet tij edhe këtë radhë do të na përkrahin në procesin e integrimit evropian.
Falënderoj gjithashtu bankat qendrore të Belgjikës, Lituanisë, Portugalisë, Rumanisë dhe Holandës që pranuan me ekspertët e tyre që të përfshihen në disa nga aktivitetet e mëtutjeshme të projektit dhe të ndajnë disa nga përvojat dhe njohuritë e tyre. Dëshiroj të vazhdojmë të jem partnerë jo vetëm në zbatimin e projekteve, por edhe partnerë të barabartë në përcaktimin e standardeve evropiane në bankingun qendror.
Siç ka thënë Rober Shuman, në Deklaratën e 9 majit të vitit 1950: “Evropa nuk do të krijohet menjëherë dhe sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete që së pari do të krijojnë solidaritet të vërtetë#. Shpresoj që arritjet që ne bëjmë brenda këtij projekti do të konfirmojnë edhe një herë gatishmërinë tonë për të qenë pjesëmarrës aktiv dhe konstruktiv në ndërtimin e mëtutjeshëm të Evropës.
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj.