
Të nderuar mysafirë, ekselenca
Zonja dhe Zotërinj, mirëmëngjesi
Është kënaqësi e madhe t’ju uroj mirëseardhje në Konferencën e 12-të për Pagesa dhe Infrastrukturë të Tregut të organizuar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë viteve, organizimi i kësaj konferenca ka përfituar nga kontributi i paçmuar dhe mbështetja e pakursyer e De Nederlandsche Bank, për të cilën shpreh mirënjohjen time më të thellë. Prania e Bankës Qendrore Evropiane, Bankës për Shlyerje Ndërkombëtare dhe Komisionit Evropian është gjithashtu një tipar i qenësishëm i konferencës. Dhe ne jemi të privilegjuar dhe mirënjohës për këtë, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që këto institucione luajnë në fushën e pagesave.
Teknologjitë dhe inovacionet financiare po riformësojnë sektorin financiar, duke krijuar ofrues të rinj, modele biznesi, produkte dhe zgjidhje të reja, duke ndryshuar kështu të gjithë ekosistemin financiar. Nuk është imagjinare, por më tepër një mundësi sot, me disa prekje në një pajisje të mençur, të jeni në gjendje të gjurmoni pagesa nëpër llogari, kontrolloni borxhet direkte, gjeni një kartelë kreditore më të mirë, krahasoni faturat e amvisërisë, ose anuloni abonime ose pëlqime të padëshiruara. Valët e inovacioneve financiare, por edhe nga operatorët në treg, krijojnë ndryshime masive në industrinë financiare. Duke pasur parasysh këtë, pika kryesore e konferencës është përqafimi i ndryshimeve, që po hapni dyert për risitë financiare në peizazhin e pagesave, duke parandaluar ndërprerjet të tregjeve financiare dhe stabilitetit të përgjithshëm financiar.
Vala e re e digjitalizimit mund të ketë ndikime pozitive mbi ekonominë - ajo nxit inovacione dhe produktivitet, transformon shërbimet publike dhe private, kontribuon për një përfshirje më të lartë financiar duke arritur deri te amvisëritë me shërbim të pamjaftueshëm dhe në përgjithësi, përmirëson mirëqenien e shoqërisë pasi që informacioni, njohuritë dhe të dhënat bëhen më gjerësisht të disponueshme. Përfitimet shkojnë krah për krah me sfidat ndaj vendeve të punës dhe shkathtësive të nevojshme, ndaj tatimimit, tregjeve financiare, dhe fton mendime të reja se si të ruhen bazat siç janë privatësia dhe siguria, si dhe si të ruhet stabiliteti monetar dhe financiar.
Inovacionet financiare të mbështetura nga digjitalizimi kanë potencial gradualisht ta riformësojnë sektorin financiar. Raporti i KPMG-së[1] “Pulsi i Fintech-ut” tregoi se Fintech investimet globalisht u dyfishuan gjatë vitit 2018 dhe arritën 112 miliardë dollarë. Për më shumë, ndërkohë që kompanitë e reja startup lulëzuan nëpër nen sektorët në zhvillim të Fintech-ut, fusha shumë të zhvilluara si pagesat panë njëfarë konsolidimi nëpërmjet bashkimeve dhe blerjeve të lojtarëve të zhvilluar. Raportet gjithashtu tregojnë se numri më i madh i ofruesve të Fintech shërbimeve janë në kategorinë e pagesave, duke u dhënë kështu atyre potencial për ndërmarrjen graduale të një ndryshimi paradigmë në peizazhin e pagesave. Indeksi i adoptimit nga E&Y nxjerr në pah një rritje mbresëlënëse dhe të shpejtë në adoptimin e Fintech shërbimeve midis tregjeve të zhvilluar dhe në zhvillim me një normë më të lartë të adoptimit midis gjeneratave të reja (25-34 vjeç). Mesatarisht, rreth 33% nga konsumatorët digjitalisht aktiv kanë përdorur së paku dy Fintech shërbime në gjashtë muajt e fundit (krahasuar me vetëm 16% dy vite më parë), me pagesat dhe transferimin e parave duke qenë segmentet më të famshëm (të përdorur nga 50% të konsumatorëve digjitalisht aktiv). Ndoshta edhe më e rëndësishme, ka një vetëdijesim në rritje: 84% të konsumatorëve janë të vetëdijshëm për Fintech shërbimet krahasuar me 62% dy vite më parë. Kështu, rritja e investimeve në Fintech segmentet, si dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe adoptimit të Fintech shërbimeve tregon se Fintech-ët përqafohen dhe do të vazhdojnë të fitojnë vrull në të ardhmen.
Inovacionet financiare ndryshojnë mjedisin jo vetëm për konsumatorët, por edhe për industrinë bankare tradicionale dhe krijuesit e politikave. Konsumatorët mund të përfitojnë nga qasja e rritur dhe me kosto efektive në shërbimet financiare, edhe pse në disa raste në kurriz të kostos së privatësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit. Sa i përket institucioneve financiare tradicionale, të tilla si bankat, ata mund të përballen me konkurrencë të fortë nga ofruesit e ri, në njërën anë, por mund të përfitojnë nga rritja e efikasitetit të kostos, konkurrencës dhe aftësisë për të ofruar shërbime të reja të nivelit të lartë në anën tjetër. Ndikimi i krijuesve të politikës dhe rregullatorëve është gjithashtu i lartë, pasi ata fillimisht duhet të kuptojnë inovacionet/shërbimet e reja, parashikojnë pasojat e mundshme për ndërmjetësim financiar dhe stabilitet dhe të reagojnë në kohën e duhur dhe në mënyrë të duhur.
Rritja e rëndësisë së kësaj teme është qartë e demonstruar nga adoptimi i Balin Fintech Agjendës të FMN-së, e cila ofron udhëzime për autoritetet kombëtare se si të përballen me peizazhin financiar të ri dhe në zhvillim, dhe nënvizon nevojën për një bashkëpunim të fortë ndërkombëtarë, pasi shërbimet financiare janë duke shpërfillur kufijtë si institucionalisht ashtu edhe gjeografikisht.
Në vijim, do të doja të përqendrohesha shkurtimisht në sfidat e Fintech zhvillimeve për industrinë bankare dhe krijuesit e politikave.
Duhet të marrim parasysh se digjitalizimi i sistemit bankar nuk është një fenomen i ri; ka qenë i pranishëm për më shumë se 3 dekada (në formën e bankomatëve, pagesave elektronike, e-bankingut). Shfaqja e fintech është vetëm vala e fundit e inovacionit që prek industrinë bankare. Megjithatë, në dekadën e fundit, ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën e përdorimit të teknologjisë, duke krijuar kështu një mjedis në të cilin një ndërprerje mund të ndodhë shumë shpejt dhe të nxisë bankat tradicionale të përshtaten më shpejt për të mbajtur pjesën e tregut.
Përveç avancimit në teknologji, disa faktorë të tjerë gjithashtu kanë kontribuar në përhapjen e inovacionit financiar. Fakti që industria bankare po merrej me çështjet e trashëgimisë nga kriza globale - bilance të dobëta globale financiare, ndoshta ishte faktor i rëndësishëm që siguroi hapësirë që jo-bankat të depërtojnë në biznesin financiar. Gjithashtu, burimet e bankave në masë të madhe u drejtuan drejt zbatimit të kërkesave të reja të Basel 3 që synonin rritjen e rezistencës së sistemit bankar. Presioni i rritur i konkurrencës është përforcuar më tej me ndryshimet rregullatore në segmentin e pagesave-PSD2 që solli shumë ndryshime, duke përfshirë eliminimin e pengesave për hyrjen për palët e treta duke siguruar qasje në të dhënat dhe llogaritë e klientëve në banka - i ashtuquajturi "banking i hapur". Sipas hulumtimit nga PricewaterhouseCoopers[2], bankat kanë lëvizur shumë nga trajtimi i bankingut të hapur si një ushtrim harmonizimi në një mundësi për të konkurruar, inovuar dhe ofruar vlera dhe më shumë se 33 milion njerëz pritet të kenë nënshkruar për të përdorim të shërbimeve të bankingut të hapur deri në vitin 2022. Kundër kësaj, shumë Fintech firma, që nuk janë entitete të rregulluara, kanë lançuar produkte të reja, të diferencuara dhe të përshtatura, duke vënë një presion të konsiderueshëm mbi institucionet financiare tradicionale.
Një faktor shumë i rëndësishëm që me siguri do të formësojë të ardhmen e industrisë bankare tradicionale është mënyra se si bankat tradicionale qasen dhe përqafojnë risitë financiare, qoftë vetë ose nëpërmjet bashkëpunimit me kompanitë e reja të fintech. Jo vetëm që kompanitë fintech do të përpiqen të sillen si bankat, por bankat gjithashtu do të përpiqen të sillen si fintech-ët. Përderisa disa vëzhgues të tregut vlerësojnë se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të bankave, sidomos në sektorin e shitjes me pakicë, është në rrezik gjatë 10 viteve të ardhshme, të tjerë pretendojnë se bankat do të jenë në gjendje të absorbojnë ose të fitojnë konkurrentët e rinj, duke përmirësuar efikasitetin dhe aftësitë e tyre.
Në këtë kontekst, BIS parashikon 5 skenarë të ndryshëm se si shpërthimi i fintech mund të ndikojë bankat që shtrihen nga një skenar ku bankat mbështetëse digjitalizojnë dhe modernizojnë veten për të ruajtur marrëdhëniet me klientët dhe shërbimet bazë bankare duke shfrytëzuar teknologjitë për të ndryshuar biznes modelet e tyre aktual (që nuk është larg nga trendet e vëzhguara aktualisht) deri në një skenar ku bankat janë bërë të parëndësishme pasi që klientët bashkëveprojnë drejtpërdrejt me ofruesit individual të shërbimeve financiare pasi nevoja për ndërmjetësim për bilancin ose për një palë të tretë të besuar është hequr dhe bankat janë zhvendosur nga platforma dhe teknologji të shkathëta.
Duke ndjekur shembullin e Asociacionit Bankar Evropian, në fillim të këtij viti, kemi bërë një studim të shkurtër të bankave vendase për të marrë informacion lidhur me përvojën e tyre me zgjidhjet teknologjike moderne. Rezultatet e sondazhit tregojnë se pothuajse dy të tretat e bankave vendase nuk kanë ndonjë përvojë me kompanitë fintech dhe madje çuditërisht, ata nuk kanë plane për të krijuar ndonjë marrëdhënie në të ardhmen e afërt. Bankat që kanë ca eksperiencë me kompanitë fintech tregojnë se më së shumti është një partneritet komercial me fintech firma ekzistuese për lançimin e produkteve apo shërbimeve të reja. Përveç kësaj, disa banka u përgjigjën se preferojnë të zhvillojnë zgjidhje brenda kompanisë, pa bashkëpunimin formal me palë të jashtme. Motive të përmendura më shpesh të bankave që kanë partneritet formal me fintech firma ose zhvillojnë zgjidhjet e tyre për përdorimin e teknologjive të reja, ishin tërheqja e konsumatorëve të rinj ose ruajtja e konsumatorëve ekzistues dhe kursimet e kostos. Ndër zgjidhjet teknologjike të cilat tashmë janë në përdorim ose janë në fazën e testimit, shumica e bankave citojnë shërbimet e cloud-it, përdorimin e vetive biometrike për qëllime të identifikimit të klientit dhe përdorimin e analizave të të dhënave të mëdha për vlerësimin e kredive. Aktualisht, bankat nuk kanë përvojë as me algoritme të përdorura për qëllime të këshillave apo vendimeve të investimit, as me ndonjë zgjidhje të bazuar në DLT.
Rregullatorët dhe krijuesit e politikave gjithashtu përballen me sfida. Rregullat dhe rregulloret duhet të jenë në një ritëm me inovacionin, duke ofruar mjedis mbështetës, por gjithashtu duke vlerësuar dhe lehtësuar në mënyrë adekuate rreziqet e mundshme. Rrjedhimisht, për të kuptuar përfitimet e plota të digjitalizimit, autoritetet duhet të tejkalojnë kundërshtimet tradicionale të politikave dhe të të gjitha niveleve të ndryshme të institucioneve dhe të zhvillojnë një qasje të unifikuar për hartimin e politikave. Bordi i Stabilitetit Financiar vlerësues i qasjeve rregullatore për fintech zbulon se shumica e juridiksioneve të anketuara tashmë kanë marrë ose planifikojnë të marrin masa rregulluese për t'iu përgjigjur fintech-ut. Shtrirja dhe shkalla e ndryshimeve ose ndryshimeve të planifikuara ndryshojnë ndjeshëm, duke u varur, ndër të tjera, në madhësinë dhe strukturën përkatëse të sektorëve të brendshëm financiarë dhe të fintech-ut dhe fleksibilitetin e dhënë tashmë nga kuadri rregullator ekzistues. Një shembull i inovacionit në fushën legjislative është ngritur nga Bashkimi Evropian me Direktivën e Rishikuar të Shërbimit të Pagesave (PSD2). Kjo direktivë, e cila është konsideruar si një nga ndryshimet më thelbësore rregullatore të këtij lloji në Evropë, do të jetë një përgjigje rregullatore ndaj peizazhit revolucionar të financave the pagesave. Përveç kësaj, disa juridiksione kanë futur qasje rregullatore, qendra inovacionesh ose përshpejtues për të promovuar inovacionin dhe për të përmirësuar ndërveprimet me firma të reja të fintech. Në përgjithësi, veprimet e politikave janë fokusuar kryesisht në forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe investitorëve, integritetit të tregut, rritjen e përfshirjes financiare dhe nxitjen e konkurrencës. Ndryshimet e vazhdueshme rregullatore, nga ana tjetër, janë të favorshme për rritjen e interesit në regtech- zgjidhjet teknologjike të reja që ndihmojnë industrinë financiare për të menaxhuar më mirë detyrimet e tyre për harmonizim.
Si një shtysë për novacion dhe përgjigje ndaj sfidave në rritje, Banka Popullore dhe Ministria e Financave kanë vazhduar aktivitetet e përbashkëta në Projektligjin për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, i cili përfshin PSD2 si dhe rregulloret tjera relevante të Bashkimit Evropian në fushën e pagesave. Qëllimi shumë i gjerë dhe ambicioz i ligjit të ri e bën atë një nga pjesët më të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse të legjislacionit të shërbimeve financiare. Ai mishëron objektiva që kërkojnë të bëhen pagesa më të sigurta, të rrisin mbrojtjen e konsumatorit dhe të nxisin risi, duke siguruar një fushë të barabartë për të gjithë ofruesit, duke përfshirë këtu edhe ofruesit e rinj. Duke ndjekur shembujt e bankave të tjera qendrore, ne jemi gjithashtu në procesin e krijimit të një qendre të inovacionit për monitorimin nga afër të fintech zhvillimeve, duke bashkëvepruar me institucionet që planifikojnë të lançojnë shërbime të reja, të cilat do t'i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë mjedisin rregullator, por gjithashtu do të na ndihmojnë të kuptojmë në mënyrë adekuate fintech zhvillimet, vlerësimin e rreziqeve dhe mundësisht rikalirbrimin e kuadrit rregullator.
Për të përmbledhur, inovacioni në financat digjitale, duke mbështetur lidhjen ndërmjet digjitalizimit dhe financimit, ofron mundësi të gjera, të cilat autoritetet janë të prirura për t’i adoptuar. Ai mban premtimin për uljen e kostove dhe fërkimeve, rritjen e efikasitetit dhe konkurrencës, ngushtimin e asimetrisë së informacionit dhe rritjen e qasjes në shërbimet financiare, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe për popullatat me shërbim të pamjaftueshëm. Inovacionet e vazhdueshme dhe përparimet teknologjike e mbështesin zhvillimin më të gjerë ekonomik dhe rritjen inkluzive, lehtësojnë pagesat ndërkombëtare dhe remitancat, dhe thjeshtojnë dhe forcojnë përputhshmërinë rregullatore dhe proceset mbikëqyrëse. Në të njëjtën kohë, autoritetet janë të shqetësuara për rreziqet e mundshme që paraqiten për sistemin financiar dhe për klientët e tij. Për më tepër, procesi i adoptimit mund të paraqesë edhe sfida të tranzicionit, dhe vigjilenca e politikës do të jetë e nevojshme për të bërë ekonomitë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të kapen përfitimet e plota. Si përgjigje, politikëbërja do të duhet të jetë e shkathët, inovative dhe bashkëpunuese dhe me rëndësi do të duhet të arrijë ekuilibrin e duhur midis mundësimit të inovacionit financiar nga njëra anë dhe adresimit të sfidave ndaj tregut dhe integritetit financiar, mbrojtjes së konsumatorit dhe stabilitetit financiar nga ana tjetër. Ky ekuilibër është kritik për të ofruar përfitimet e mirëqenies së inovacionit financiar dhe për të shmangur zvarritjen e zhvillimit të financave digjitale me rrezikun e lënies së dikujt prapa.
Pres me kënaqësi prezantimet dhe diskutimet nga pjesëmarrësit në konferencë, për të cilat jam i sigurt se do të ofrojnë reflektime interesante mbi sfidat e lartpërmendura duke hedhur dritë mbi peizazhin e ndryshueshëm të inovacionit financiar, veçanërisht në fushën e pagesave.
Ju uroj të gjithëve një konferencë të kënaqshme dhe të dobishme në Ohër, qytetin tonë simpatik, të mbrojtur nga UNESCO për trashëgiminë e tij natyrore dhe kulturore.
Ju faleminderit!
[1] Pulsi i Fintech-ut 2018: Analizë dyvjetore e investimeve në fintech, 2019, KPMG, https://assets.kpmg/content/dam/kpmg/xx/pdf/2019/02/the-pulse-of-fintech-2018.pdf
[2]E ardhmja e bankingut është e hapur: Si të shfrytëzoni mundësinë e Bankingut të Hapur, 2018, PricewaterhouseCoopers LLP, https://retailbankinginnovation.fintecnet.com/uploads/2/4/3/8/24384857/the_future_of_banking_is_open.pdf