Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe Zotërinj,
Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’ju drejtohem në ngjarjen e sotme që shënon Ditën Botërore të Kursimit - një ditë që bankat dhe institucionet financiare nëpër botë ia kushtojnë promovimit të kursimit dhe ngritjes së vetëdijes së publikut më të gjerë për përfitimet lidhur me të. Kursimi është padyshim i rëndësishëm, si nga aspekti i individit ashtu edhe nga përparimi i përgjithshëm ekonomik dhe mirëmbajtja e stabilitetit makrofinanciar. Për çdo individ apo familje, ky është hapi më i rëndësishëm drejt sigurimit të sigurisë financiare në plan afatgjatë. Duke kursyer e mbrojmë veten prej ndryshimeve të paparashikuara në dinamikën e të ardhurave personale, planifikojmë me efikasitet investimet afatgjate dhe ndërtojmë themele të shëndosha për financa stablie gjatë gjithë ciklit jetësor.
Kursimi ka dobi të shumëfishtë edhe për shoqërinë në përgjithësi sepse është një nga faktorët kyç prej të cilit varet niveli i investimeve në një ekonomi, gjë që është një parakusht për rritjen e potencialit ekonomik në plan afatgjatë. Zakonisht, një pjesë e konsiderueshme e kursimit kanalizohet në sistemin bankar duke siguruar burime stabile të financimit të bankave vendase, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për sistemet bankare-qendrore financiare, siç është edhe sistemi maqedonas, ku bankat luajnë rolin e ndërmjetësuesve kryesor financiarë. Në të njëjtën kohë, normat solide të kursimit vendas racionalizojnë nevojat e ekonomisë për financim nga jashtë, që do të thotë edhe ekspozim i reduktuar ndaj ndryshimeve të papritura në dinamikën e flukseve kapitale, dhe bashkë me të edhe sensitiveitet të të reduktuar ndaj goditjeve të sektorit të jashtëm. Kriza e fundit ekonomike ilustroi qartë rreziqet nga borxhi i tepërt dhe varësia më e madhe në financimin e jashtëm, gjë që thekson edhe më shumë rëndësinë e kursimit vendas, i cili u tregua si burim më stabili i financimit.
Duke marrë parasysh përfitimet nga kursimi, kam kënaqësinë të konstatoj se qytetarët maqedonas kultivojnë kulturën e kursimit në sektorin bankar. Gjatë 10 viteve të fundit, totali i depozitave është rritur me një mesatare prej rreth 8%, në bazë vjetore, gjë që kontribuon për rritjen të kursimeve[1] me rreth 10 pikë përqindjeje, në nivelin e 55% të PBB-së në vitin 2017. Fakti që rritja e depozitave u realizua në kushte të krizës globale dhe goditjeve të shumta ekonomike dhe politike është konfirmim i besimit të lartë të qytetarëve në sektorin bankar, i cili gjatë gjithë periudhës qëndroi i shëndoshë, stabil, i kapitalizuar dhe likuid, duke treguar aftësi të lartë për trajtim të suksesshme të goditjeve. Veçanërisht pozitive është rritja më e fortë e depozitave në monedhë vendase dhe përshpejtimi i rritjes së kursimit në plan afatgjatë, që e forcon kapacitetin e bankave për vendosje afatgjate dhe mbështetje të projekteve investuese. Rritja e depozitave siguroj bazë solide për rritje të aktivitetit kreditues dhe thellim të ndërmjetësimit financiar[2] për rreth 8 pikë përqindjeje në dhjetë vitet e kaluara, në nivelin e 48% të PBB-së në vitin 2017.
Megjithatë, pavarësish trendeve pozitive, vërehet nevoja për rritje të mëtejshme të totalit të kursimit vendas, e cila në të vërtetë është një karakteristikë e përbashkët e vendeve të EQLJ-së. Kështu, analiza e FMN-së nga muaji maj i vitit 2016[3] kryesisht tregon “mungesë” të kursimit vendas[4] në vendet e EQLJ-së gjegjësisht norma mesatare e kursimit (si dallim mes prodhimit të brendshëm bruto dhe konsumit) prej rreth 20% të PBB-së e cila është më e ulët nga norma aktuale të investimeve, më e ulët nga norma e vlerësuar optimale e investimeve (25% të PBB-së), si dhe norma e cila ka qenë e pranishme në vendet me proces relativisht më të shpejtë të konvergjencës reale në të kaluarën (28% të PBB-së). Norma e totalit të kursimeve vendase është veçanërisht e ulët në vendet e EJL-së ku në vitin 2017 është mesatarisht 17% të PBB-së, duke përfshi këtu edhe RM-në ku është afër mesatares në rajon.
Kursimi relativisht i ulët vendas është pengesë për mbështetje më të fortë të investimeve, që pjesërisht e shpjegon faktin që edhe pas më shumë se 25 viteve nga fillimi i tranzicionit, niveli i kapitalit të akumuluar për kokë banori, në më shumë vende të EQLJ-së[5], është akoma në nivel relativisht të ulët, që korrespondon me rreth një të tretën e niveleve në ekonomitë e zhvilluara evropiane. Në RM, niveli i kapitalit për kokë banori është me i ulët se mesatarja e vendeve të EU-28 duke kap shumën prej rreth 24%. Kështu, si në shumicën e vendeve, edhe tek ne hendeku është më i thellë në pjesën e kapitalit të akumuluar privat, se sa tek kapitali publik.
Megjithatë, sipas dinamikës, ajo që është karakteristike për ekonominë maqedonase është se për dallim nga shumica e ekonomive në rajon të cilat në periudhën pas krizës regjistruan ulje të konsiderueshme të investimeve (mesatarisht rreth 10 pikë përqindjeje të PBB-së), tek ne deri në vitin 2017 kishte tendencë rritjeje në nivelin e pjesëmarrjes. Kjo u mbështet nga fluksi stabil i investimeve të huaja direkte, investimet e shtetit në projektet infrastrukturore, por edhe gjithashtu shumë e rëndësishme nëpërmjet mbështetjes kredituese relativisht solide dhe stabile. Mbështetja kredituese, u mundësua pikërisht përmes rritjes së vazhdueshme dhe graduale të totalit të kursimeve vendase, duke përfshi edhe kurimet në sistemin bankar.
Duke parë përpara, nuk ka dyshime për nevojën e përshpejtimit të investimeve, që pa dyshim do të thotë nevojë për nxitje të kursimit vendas me qëllim të zvogëlimit të hendekut midis kursimit vendas dhe investimeve. Në të kundërtën, hendeku duhet edhe më tej të financohet në masë të konsiderueshme nga burimet e jashtme, edhe pse gjendjet e këtilla nuk janë të zakonshme për vendet në zhvillim, të cilat në kushte të burimeve të kufizuara vendase, janë të drejtuara drejt përdorimit të burimeve të jashtme për mbështetje të investimeve dhe rritjes ekonomike. Është gjithashtu e rëndësishme që mungesa e kursimeve të brendshme në një pjesë kompensohet me flukset e larta të transfereve private të cilat në ekonominë maqedonase mbahen në nivel relativisht të lartë, që është afër nivelit të normës së kursimeve vendase. Përveç kësaj, edhe struktura e flukseve financiare nga jashtë tregon financim më të madh përmes flukseve nga investimet e huaja driekte të cilat i zbusin rreziqet mbi qëndrueshmërinë nga jashtë. Megjithatë, rritje regjistron edhe financimi i borxhit, për të cilën kontribut ka sektori publik por edhe privat. Edhe pse sipas shumicës së treguesve për borxhin e jashtëm, Maqedonia akoma gjendet në “zonë të sigurt”, rritja e borxhit të jashtëm pa dyshim është një sinjal për vigjilencë shtesë të politikëbërësve, që është posaçërisht e rëndësishme për vendet në zhvillim.
Duke pasur parasysh se, pavarësish zhvendosjeve pozitive, norma e kursimit vendas në ekonominë maqedonase vazhdon të jetë nën mesataren dhe ndër më të ulëtat në vendet e EQLJ-së, nevojitet kontribut aktiv nga të gjithë palët e prekura. Për bankat kjo do të thotë përmirësim i vazhdueshëm i ofertës së produkteve të kursimit, që do të kenë çmime konkurruese por edhe të përshtatura ndaj nevojave të depozituesve “të thjeshtë” edhe në hap me sfidat e periudhës bashkëkohore. Në këtë aspekt do të kisha cekur edhe kursimin i cili akoma është jashtë kanaleve zyrtare dhe me tërheqjen dhe kanalizimin e të cilit në kanalet financiare zyrtare mund konsiderueshëm të rrisë ndërmjetësimin financiar. Mos e harrojmë edhe potencialin e sektorit financiar jo-bankë, i cili përmes promovimit më aktiv dhe edukimit financiar të qytetarëve për forma alternative të kursimit mund të kontribuojë për mobilizim të kursimeve shtesë të popullatës. Me zhvillimin e investuesve institucional krijohet një bazë për zhvillim të tregut vendas të kapitalit dhe rritet rëndësia e tij si ndërmjetësues financiar në ekonomi. Roli i institucioneve nuk është më pak i rëndësishëm. Edhe ne, si Bankë Popullore, në pajtim me kompetencat, edhe në periudhën në vijim do të vazhdojmë me mbështetje të kursimit përmes ruajtjes së mëtejshme të stabilitetit makrofinanciar dhe rregullativës së matur për ruajtje të një sektorit bankar të shëndoshë dhe stabil, duke kontribuar në ruajtjen e besimit në sistemin financiar i cili është parakusht kyç për kursimin vendas.
Për fund, më lejoni të gjithë juve dhe të gjithë punonjësve në sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë t'ju uroj për Ditën Botërore të Kursimit, 31. Tetor, dhe t’ju dëshiroj punë të suksesshme edhe në periudhën e ardhme përmes tërheqjes së më shumë depozitave dhe kanalizimin e tyre efikas në investime produktive të cilat do të sjellin përfitime për të gjithë shoqërinë.
Ju faleminderit!