Shkup, 31 maj 2021
Banka Popullore, si të gjithë mbikëqyrësit në të gjithë botën, përmes monitorimit në terren dhe nga jashtë të bankave, ex post, gjegjësisht pasi të miratohen kreditë, vlerëson rrezikun e marrë nga bankat me vendimet që i kanë miratuar. Vlerësimi kryhet para së gjithash përmes kontrollit në terren, i cili në përputhje me praktikën e zakonshme ndërkombëtare, kryhen në një periudhë prej një e gjysmë deri në dy vjet, dhe në raste të caktuara, nëse është e nevojshme më shpesh. Në këtë mënyrë, zgjidhet një mostër, gjegjësisht një pjesë e portfolios së bankës e cila kontrollohet hollësisht nga ana e ekipeve mbikëqyrëse dhe vlerësohet rreziku i marrë. Nëse gjatë kontrollit përcaktohet se ndonjë bankë ka marrë rrezik më të madh, atëherë Banka Popullore, përmes masave që i shqipton, kërkon administrim më të mirë të rrezikut dhe më e rëndësishmja, kapital më të lartë. Nëse masat do të japin rezultat varet nga fakti nëse ato respektohen nga organet drejtuese dhe aksionarët e bankave.
Kjo u theksua nga drejtoresha gjenerale e Sektorit për Mbikëqyrje të Bankës Popullore, Viktorija Gligorova, në një intervistë për portalin „Bankarstvo“, dedikuar pyetjeve për funksionin mbikëqyrës së Bankës Popullore.
„Mbikëqyrësit dhe bankat qendrore në përgjithësi nuk menaxhojnë me bankat, nuk miratojnë kredi dhe nuk marrin vendime lidhur me punën e përditshme të bankave. Kjo është një detyrë dhe përgjegjësi e organeve të bankave, më saktësisht bordeve të tyre kreditore, drejtuese dhe mbikëqyrëse, në të cilat natyrisht ka përfaqësues edhe të aksionarëve, gjegjësisht pronarëve të bankave. Këto organe janë përgjegjëse për menaxhimin e bankave, të marrin vendime dhe të marrin kredi për arritjet pozitive të bankave, por ata gjithashtu kanë përgjegjësinë për të menaxhuar rrezikun që del nga miratimi i kredive specifike dhe mbledhjes së tyre, si dhe për trajtimin dhe tejkalimin e efekteve të mundshme negative nga vendimet e miratuara. Pikërisht këto organe vendosin për kushtet specifike me të cilat miratohen kreditë.“ - shpjegon Gligorova.
Në intervistë, ajo vë në dukje se në të gjithë botën, informacionet mbikëqyrëse për një subjekt individual trajtohen si të fshehta dhe ekzistojnë dispozita ligjore dhe kufizime të cilat e rregullojnë mënyrën e publikimit të tyre.
Gligorova thekson se në periudhën e ardhshme, Banka Popullore do t’u kushtojë vëmendje disa aktiviteteve që synojnë përafrimin e mënyrës së zbatimit, rolin, funksionimin dhe detyrat e mbikëqyrjes për publikun,. Një nga aktivitetet fillestare i referohet organizimit të një punëtorie për gazetarët lidhur me këtë temë, për të cilën është punuar dhe e njëjta është hartuar gjatë periudhës së kaluar.
„Gjithashtu, në internet faqen e Bankës Popullore, si dhe përmes kanaleve tanë në rrjetet shoqërore, së shpejti do të fillojmë edhe me publikimin e materialeve edukative për mbikëqyrjen duke u përpjekur që të njëjtat të jenë sa më të kuptueshme për publikun. Me këto aktivitete, do të dëshironim të sjellim më afër publikut fshehtësitë e mbikëqyrjes, gjegjësisht thelbin e detyrave mbikëqyrëse.“ - theksoi drejtoresha e Sektorit të Mbikëqyrjes.
Në intervistë, ajo iu referua edhe kontrollit të zbatimit të mbikëqyrjes dhe cilësisë së tij, njohurive për aktivitetet mbikëqyrëse të bankave qendrore të vendeve tjera, si dhe investimit të vazhdueshëm të mbikëqyrjes në vendin tonë, në bashkëpunim me mbikëqyrësit e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.
Intervistën mund ta gjeni në lidhjen në vijim: https://bankarstvo.mk/интервју-глигорова-супервизорите-не/