Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për arritjen e nivelit të lartë të harmonizimit dhe ruajtjes së integritetit të operimit të saj, para se gjithash duke ofruar kornizë ligjore (Politika e Harmonizimit të Bankës Popullore dhe Udhëzim për mënyrën e operimit të funksionit të harmonizimit) për të arritur pajtueshmërinë nga të gjitha palët e interesuara: Këshilli i Bankës Popullore, guvernatori, viceguvernatorët, anëtarët joekzekutivë të Këshillit të Bankës Popullore, drejtuesit dhe punonjësit e tjerë strategjikë dhe taktikë dhe përkushtohet për zhvillimin dhe avancimin e vazhdueshëm të pajtueshmërisë në nivelin bankar.
Funksioni i harmonizimit është njësi e pavarur organizative e cila kujdeset dhe kontribuon në funksionimin e harmonizuar ligjor dhe etik të bankës, gjegjësisht funksionimin në pajtim me rregullativën e harmonizimit dhe rregullativën ligjore ecili ndikon në funksionimin e bankës, nga anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore dhe punonjësit, në përmbushjen e qëllimeve dhe kryerjen e detyrave të saj. Ai është mekanizëm shtesë për mbështetjen dhe forcimin e pajtueshmërisë së punonjësve dhe anëtarëve të Këshillit, për forcimin e kapaciteteve institucionale të Bankës Popullore dhe për kufizimin e ekspozimit të saj ndaj rrezikut të mospajtueshmërisë.
Funksioni i harmonizimit i kushton vëmendje çështjeve të cilat për nga natyra e tyre janë gjithmonë të natyrës juridike dhe etike, veçanërisht për rreziqet që do të lindnin prej tyre në aspektin e reputacionit, duke rrezikuar reputacionin dhe/ose rrezikuar integritetin e Bankës Popullore:
- etika dhe integriteti profesional, konflikti i interesit, korrupsioni, ryshfeti, raportimi i brendshëm i mbrojtur, ngacmimet, dhuratat, etj.;
- detyrimet ligjore të punonjësve dhe anëtarëve të Këshillit sipas rregullativës së harmonizimit,
- rregullativa nënligjore e miratuar nga Këshilli i Bankës Popullore dhe të tjera.
Për të arritur nivel të lartë të funksionimit të harmonizuar në bankë, kjo njësi organizative ndërmerr aktivitete për parandalimin, zbulimin dhe reagimin si: identifikimin dhe vlerësimin e rrezikut të mos harmonizimit, informimin dhe këshillimin për rregulloret e harmonizimit, kontrollet e rregullta dhe kontrollet ad hok (ad hoc) për harmonizimin brenda fushës së kompetencës së tij, kryerjen e aktiviteteve edukative dhe trajnimeve për të promovuar dhe rritur ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e harmonizimit, mbi rregulloren për harmonizim, zbatimin e duhur të rregullores së harmonizimit, këshillimin/dhënien e rekomandimeve me indikacione për uljen e rrezikut të mos harmonizimit, propozimet për përmirësimin e akteve në fushën e funksionimit të saj dhe të tjera.
Funksioni i harmonizimit i kushton vëmendje të veçantë parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit në kuadër të funksionimit të Bankës Popullore, respektivisht kujdeset për zbatimin e aktiviteteve për parandalimin e korrupsionit të përcaktuara me Politikën e parandalimit të korrupsionit në Bankën Popullore dhe këshillon për veprimet e duhura dhe zbatimin e rregulloreve të cilat rregullojnë parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
Me qëllim të parandalimit të veprimeve korruptive, të paligjshme ose joetike në kuadër të funksionimit të Bankës Popullore, funksioni i harmonizimit promovon raportimin e brendshëm të mbrojtur dhe njohjen e punonjësve me Ligjin e Mbrojtjes së Sinjalizuesve dhe Rregulloret tjera në këtë fushë.
Funksioni i harmonizimit është krijuar në pajtim me parimet ndërkombëtare të harmonizimit dhe praktikat më të mira të zbatuara të harmonizimit dhe funksionit të harmonizimit të BQE-së dhe bankave qendrore kombëtare në Eurosistem.