Funksioni i Strategjisë dhe Rreziqeve Operative (FSRrO) është përgjegjes për:
- Planifikimin strategjik; dhe
- sigurimin e zbatimit të drejtpërdrejtë të kornizës metodologjike dhe menaxhimit të koordinuar të rreziqeve operative.
Planifikimi strategjik është proces kreativ dhe gjithëpërfshirës, i cili përcakton qëllimet strategjike dhe rezultatet e pritura, duke marrë parasysh potencialin njerëzor, mjetet financiare dhe ndryshimet në mjedis. Plani Strategjik përmban qëllimet themelore strategjike për tre vitet e ardhshme dhe përcaktohet në bazë të misionit, vizionit dhe vlerave organizative të Bankës Popullore, në varësi të mjedisit makroekonomik dhe sfidave kryesore.
Plani strategjik paraqet bazën për përgatitjen e Programit të Punës, i cili synon të sigurojë arritjen e qëllimeve strategjike duke i drejtuar në mënyrë optimale burimet në dispozicion në fushat prioritare, duke forcuar kapacitetet në të gjitha segmentet e punës, duke përmirësuar më tej cilësinë e punës, duke ofruar monitorim dhe vlerësim të rezultateve dhe efektivitetin e masave dhe aktiviteteve të ndërmarra. Plani Strategjik dhe Programi i Punës miratohen nga Këshilli i Bankës Popullore.
Funksioni i Strategjisë dhe Rreziqeve Operative (FSRrO) ka këto kompetenca:
- organizimin dhe zbatimin e procesit të planifikimit strategjik;
- koordinimin e aktiviteteve për përmirësimin dhe zhvillimin e tij;
- raportim gjysmëvjetor për ekzekutimin e aktiviteteve të programit tek menaxherët strategjikë;
- raportim vjetor i realizimit të Programit të Punës, i cili është pjesë e Raportit Vјetor të Bankës Popullore miratuar nga Këshilli i Bankës Popullore dhe publikuar në faqen e internetit. Raporti vjetor i Bankës Popullore i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrit të Financave.
Menaxhimi i rreziqeve është një element i domosdoshëm i qeverisjes së mirë korporative që kontribuon në arritjen efikase dhe efektive të synimeve strategjike të përcaktuara, mandatit dhe vizionit. Për shkak të rëndësisë në rritje të menaxhimit të rreziqeve, parashikohet një qëllim i veçantë strategjik që synon forcimin e menaxhimit të rreziqeve në Planin Strategjik për vitin 2022‒ 2024. Menaxhimi i rreziqeve operative mundëson vendimmarrje më të mirë, rritje të efikasitetit, parashikim dhe optimizim më të mirë të burimeve në dispozicion dhe rritje të vetëdijes për rreziqet në Bankën Popullore.
Korniza e menaxhimit të rreziqeve operative të Bankës Popullore ofron sistem për menaxhim të koordinuar, gjithëpërfshirës dhe sistematik të rreziqeve operativeme qëllim identifikimin e ngjarjeve që mund të ndikojnë në operacionet, ruajtjen e ekspozimit ndaj rreziqeve brenda kufijve të pranueshëm dhe arritjen efektive të objektivave.
Politika e menaxhimit të rreziqeve operative bazohet në standardet ndërkombëtare, parimet dhe praktikat e bankave qendrore për menaxhimin e rreziqeve opreative.
Procesi i menaxhimit të rreziqeve operative në Bankën Popullore është themeluar në baza të centralizuara, në aspektin e aplikimit të metodologjive dhe sistemit të raportimit, por është i shpërndarë në aspektin e zbatimit të tij. Menaxhimi i rreziqeve oprative zbatohet në disa nivele organizative në Bankën Popullore, me detyra dhe përgjegjësi të ndara në:

Funksioni i Strategjisë dhe Rreziqeve Operative (FSRrO), si njësi organizative e nivelit të dytë të mbrojtjes ka për detyrë të sigurojë zbatimin e drejtpërdrejtë të kornizës metodologjike dhe menaxhimin e koordinuar të rreziqeve operative në Bankën Popullore. FSRrO-ja ka autonomi dhe pavarësi të plotë në veprimtarinë e tij dhe për punën e tij i përgjigjet Guvernatorit të Bankës Kombëtare. FSRrO-ja i ka këto kompetenca:
- zbatimin e Politikës së Rreziqeve operative;
- monitorimin e rregullt të ekspozimit të Bankës Popullore ndaj rreziqeve operative në lidhje me nivelin e përcaktuar të tolerimit të rreziqeve operative duke mbledhur të dhëna dhe raporte për menaxhimin e rreziqeve nga njësitë organizative;
- raportimi i rregullt gjashtëmujor në Këshillin e Bankës Popullore për ekspozimin ndaj rreziqeve operative përmes Komitetit të Menaxhimit të Rreziqeve Operative dhe nëse është e nevojshme, dërgon njoftime më të shpeshta për ekspozim më të madh ndaj rreziqeve operative;
- rritja e vetëdijes për rreziqet në Bankën Popullore, si dhe ofrimi i trajnimeve të duhura dhe transferimi i përvojave praktike për menaxhimin e rreziqeve operative.
Komiteti i Menaxhimit të Rreziqeve Operative është përgjegjës për sigurimin e kushteve për zhvillimin dhe zbatimin e qëndrueshëm të kornizës së menaxhimit të rreziqeve dhe për monitorimin e zbatimit të masave të menaxhimit të rreziqeve operative. Mënyra e punës së Komitetit të Menaxhimit të Rreziqeve Operative, si trup përgjegjës për zbatimin e Politikës së Rreziqeve Operative, rregullohet me rregullore të procedurës të miratuar nga guvernatori.