
Jetëshkrimi
Mr. Dimitar Bogov
Viceguvernator në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë
Data e lindjes: 24.12.1967, Shkup
Statusi familjar: i martuar
Edukimi: MBA, Universiteti Siri/ Universiteti Shefild, Selanik, 2005-2007.
Ekonomist i diplomuar, Fakulteti Ekonomik- Shkup, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij”-Shkup, 1987-1992, njësia e politikës dhe zhvillimit ekonomik.
Njohuri të gjuhëve: Maqedonase-gjuhë amë
Angleze-shkëlqyeshëm
Përvoja e punës: Nga shkurti 2007, viceguvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.
Nga tetori 2002 deri në janar 2007 ka mbajtur pozitën e ekonomistit kryesor në Stopanska Banka AD Shkup.
Nga viti 2001 deri në vitin 2002 ka qenë udhëheqës i Sektorit të makroekonomisë në Ministrinë e Financave.
Si pjesë e Programit të Komisionit Europian për vendet kandidate për në BE, internoi për gjashtë muaj (nëntor 2000-prill 2001) në Eurostat në Luksemburg.
Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka punuar në Entin Shtetëror të Statistikave si këshilltar makroekonomik i drejtorit të përgjithshëm.
Nga shtatori 1998 deri në prill 1999 në Qendrën Maqedonase të Biznesit - projekt i financuar nga USAID.
Nga viti 1993 deri në vitin 1998 ka punuar në Entin Shtetëror të Statistikës së Republikës së Maqedonisë si këshilltar për llogari kombëtare dhe udhëheqës i departamentit.