Qendra për Ekselencë në Financë (CEF), si një organizatë ndërkombëtare, misioni i së cilës është të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të punonjësve financiar në Evropën Juglindore, këto ditë prezantoi rezultatet e arritura të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) përmes aktiviteteve të zbatuara deri tani në sferën e statistikës së llogarive financiare. BPRM, përmes ueb-platformës së CEF-it ndau përvojat e veta nga ky proces i rëndësishëm reformator që nga fillimi i këtyre aktiviteteve në vitin 2007 deri më tani.
Në fund të vitit të kaluar, pas angazhimit të madh për zhvillimin e këtij segmenti të rëndësishëm të statistikës së bankingut qendror, BPRM kreu transferin e parë të të dhënave për llogaritë financiare deri në shërbimin statistikor të Bashkimt Evropian - EUROSTAT.
Këtë vit, BPRM dorëzoj edhe të dhënat statistikore për zhvillimet e llogarive financiare të shtetit, të cilat paraqesin një komponentë të rëndësishme hyrëse për EPD tabelat për njoftim. Ky ishte edhe një hap i madh drejt përmbushjes së kritereve të BE-së në sferën e statistikës dhe në përputhje me synimin strategjik të BPRM-së.
Siç u theksua edhe në prezantim, BPRM është e përgatitur edhe për sfidat e mëtejshme në zhvillimin e statistikës së llogarive financiare. Sigurimi i të dhënave cilësore statistikore, plotësisht të harmonizuara me standardet statistikore ndërkombëtare dhe evropiane, është një prej synimeve të saj statistikore, të definuar edhe në Planin e saj Strategjik për periudhën e ardhshme trevjeçare.
BPRM është banka e vetme qendrore, përvojat e së cilës në sferën e statistikës së llogarive financiare, CEF i afirmon në këtë mënyrë përpara të gjithë anëtareve të saj. Kjo është edhe një konfirmim se BPRM, jo vetëm që është një institucion i cili është bartës i reformave në sistemin statistikor të Republikës së Maqedonisë, por është edhe një nga liderët rajonal në komunitetin e bankingut qendror në sferën e statistikës së bankingut qendror.
Prezantimin e reformave dhe rezultateve të arritura të BPRM-së nga aktivitetet e zbatuara deri më tani në sferën e statistikës së llogarisë financiare mund ta gjeni në ueb faqen e CEF-it.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}