Bilancet i institucioneve depozituese paraqesin raporte analitike për gjendjen e mjeteve dhe detyrimeve të institucioneve depozituese (BPRMV- së dhe institucionet e tjera depozituese - bankave dhe kursimoreve), në një datë të caktuar. Në bilanc, mjetet dhe detyrimet klasifikohen sipas instrumenteve financiare, valutave dhe sektorëve.
Pasqyrat e institucioneve depozituese (BPRMV-ja dhe institucionet e tjera depozituese), janë të dhëna të konsoliduara nga bilancet dhe qëllimi i përgatitjes së tyre është prezantim i thjeshtëzuar i mjeteve dhe detyrimeve të institucioneve depozituese, në mënyrë të përshtatshme për kryerjen e analizave monetare. Baza monetare publikohet si pjesë e pasqyrës së BPRMV-së, në anën e detyrimeve, dhe i përfshin: paratë e gatshme në qarkullim, llogaritë e bankave dhe kursimoreve në BPRMV-ë, paratë e gatshmë të arkës në banka, rezervën e detyrueshme të bankave dhe kursimoreve në denarë, rezervën e veçantë të detyrueshme të bankave në valutë, si dhe llogaritë e vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve të tjera financiare në BPRMV.
_________________________________________________________________________________
Arritjet e fundit:
Totali i aktiveve dhe detyrimeve të institucioneve të tjera depozituese në mars 2025 arrin në 948,712 milionë denarë. Analizuar sipas instrumenteve, pjesa më e madhe e aseteve i përkasin kredive (pjesëmarrje prej 55,3%). Nga ana e detyrimeve, pjesa më e madhe i përket depozitave (të përfshira dhe të përjashtuara në/nga agregatët monetarë) me një pjesëmarrje totale prej 67,5%.
_________________________________________________________________________________





Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 116 (ose 110/108)
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}