Si pjesë e statistikave monetare, në bazë tremujore publikohen bilancet dhe pasqyrat e institucioneve depozituese (BPRM-së, bankave dhe kursimoreve), bilanci dhe pasqyrat e institucioneve të tjera financiare dhe pasqyrat e institucioneve financiare në të cilat të dhënat e institucioneve depozituese janë konsoliduar me të dhënat e institucioneve të tjera financiare. Veçmas janë të paraqitura bilancet dhe pasqyrat e shoqërive të sigurimit, fondeve pensionale, fondeve të investimeve, shoqërive financiare, shoqërive ofrues të lizingut financiar, shoqërive administruese të fondeve të investimeve dhe fondeve pensionale. Të dhënat tremujore i referohen gjendjes së mjeteve dhe detyrimeve të institucioneve financiare, të ndara sipas instrumenteve financiare, sektorëve institucionalë, valutës dhe maturitetit.
----------------------------------------------------------------------------------------
Arritjet e fundit:
Në tremujorin e katërt të vitit 2024, totali i mjeteve të institucioneve tjera financiare (ITJ) arritën në 255,271 milionë denarë. Institucionet tjera financiare marrin pjesë me 21,2% në mjetet e institucioneve financiare. Në kuadër të strukturës së ITJ-së, fondet pensionale kanë pjesëmarrje më të madhe prej 65,5% në mjetet totale të ITJ-së dhe pas tyre vijojnë kompanitë sigurimeve me pjesëmarrje prej 14,6%. Totali i mjeteve të institucioneve tjera financiare (ITJ), në tremujorin e katërt të vitit, shënoi rritje tremujore me 5,1%, kryesisht nën ndikim të rritjes së mjeteve të fondeve pensionale. Kontribut shtesë pozitiv në rritjen tremujore kanë pasur mjetet e fondeve të investimeve, derisa nënsektorët tjerë kanë një ndikim më të vogël pozitiv, me përjashtim të kompanive të sigurimit, të cilat kanë shënuar rënie të mjeteve. Rritja vjetore prej 21,0% kryesisht vjen si pasojë e rritjes së mjeve të fondeve pensionale, me një kontribut më të vogël edhe te nënsektoret tjera, që është më e shprehur te fondet e investimeve.. Lexo më shumë ...
-----------------------------------------------------------------------------------------


Arkivi i bilanceve dhe rishikimeve të institucioneve financiare – të dhëna tremujore
Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 116 (ose 110/108)