Borxhi i jashtëm

Borxhi i jashtëm i një ekonomie i paraqet detyrimet aktuale ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve në bazë të instrumenteve të borxhit, në një datë të caktuar. Hulumtimi statistikor i borxhit të jashtëm përfshin raporte standarde për borxhin e jashtëm bruto dhe kërkesat e jashtme bruto.

Treguesi më i përdorur i borxhit të jashtëm është borxhi i jashtëm bruto, i cili në moment të caktuar është i barabartë me shumën e detyrimeve aktuale dhe të pakushtëzuara që kërkojnë pagesa të kryegjëjës dhe/ose interes nga ana e kreditorit në ndonjë kohë në të ardhmën dhe që i debitohen jorezidentëve nga ana e rezidentëve të një ekonomie.

Statistika e borxhit të jashtëm gjithashtu përmban indikatorë për borxhin e jashtëm neto d.m.th. diferenca ndërmjet gjendjes së borxhit të jashtëm bruto dhe kërkesave të jashtme bruto. Borxhi i jashtëm neto, në strukturën e tij është identik me borxhin dhe kërkesat e jashtme bruto, ku paraqitja standarde e të gjitha kategorive është ndarja sipas sektorëve institucional, afatit dhe llojeve të instrumenteve të borxhit.




Arritjet e fundit:


Në fund të muajit dhjetor të vitit 2024, borxhi i jashtëm bruto është 12.320 milionë euro (ose 79,9% e PBB-së) dhe shënon rënie tremujore prej 449 milionë euro, ndërsa kërkesat e jashtme bruto u rritën për 265 milionë euro dhe janë 7.690 milionë euro (ose 49,9% e PBB-së). Rritja më e madhe tremujore e detyrimeve në raport me kërkesën solli në rritje të borxhit të jashtëm neto për 183 milionë euro, kështu në fund të dhjetorit të vitit 2024 ai është 4.630 milionë euro (ose 30% e PBB-së). Rritja e borxhit të jashtëm neto në tremujorin e katërt vjen nga rritja e borxhit neto privat me 328 milionë euro, me ulje në borxhin publik neto për 144 milionë euro.  Lexo më shumë...  







 
 
 
  
 




Arkivi i borxhit të jashtëm



Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 103 (ose 110/108)