Edukimi muzeor është dizajnuar për vizitorë të moshave të ndryshme dhe interesave të ndryshme, ato profesionale dhe të popullarizuara. Gjatë realizimit të ekspozitës muzeore theksi ishte i vendosur në zhvillimin e sistemeve monetare dhe standardeve të reja në shoqëritë që kanë lënë gjurmët e veta në historinë e vendit tonë. Ngjarjet shoqërore dhe kulturore të cilat janë të reflektuara në ikonografinë dhe dizajnin e parave, gjithashtu kanë vendin e tyre të veçantë në muze.
Muzeu i Bankës Popullore tanimë 15 vite vepron në mënyrë edukative përmes botimeve të tij dhe ekspozitës permanente muzeore, si një hapësirë alternative edukative. Duke filluar prej vitit 2015, Programi i punës së Muzeut të Bankës Popullore është zgjeruar me botime të materialeve tërësisht të dizajnuara për nxënës të moshave të ndryshme.
