Muzeu i Bankës Popullore kryen hulumtim, grumbullim, rregullim, përpunim profesional dhe shkencorë, mbrojtje, ruajtje, publikim dhe prezantim të materialit numizmatik muzeor dhe objekteve numizmatike muzeore. Përmes ekspozitave dhe aktiviteteve publikuese, muzeu vepron në mënyrë edukative në drejtim të ngritjes së vetëdijes së publikut për rëndësinë e trashëgimisë kulturore maqedonase. 

Fillimet e Muzeut të Bankës Popullore datojnë nga viti 1999, kur Banka Popullore në funksionet e sajë themelore e kyçi edhe blerjen e parave të vjetra dhe të rralla nga vendi ynë. Në atë mënyrë, Banka Popullore u kyç në institucionet udhëheqëse qëllimi primarë i të cilëve është mbrojtja e trashëgimisë së tundshme kulturore. Gjatë ekzistimit të tij, koleksioni vazhdimisht pasurohej, dhe sot me rreth 22000 shembuj ajo paraqet koleksionin më të madh publik në vendin tonë.