Norma minimale për mjete vetanake dhe detyrime të lejuara (MREL)
Norma minimale për mjete vetanake dhe detyrime të lejuara është detyrim i ri rregullator i futur nga Ligji i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme mbi Bankat, me qëllim sigurimin e kushteve për zbatimin e duhur të instrumenteve për ndërhyrje. Për këtë qëllim, bankat duhet të kenë një sasi të mjaftueshme fondesh vetanake dhe detyrimesh të lejuara që duhet të mundësojnë mbulimin e dy komponentëve të mëposhtëm: (1) shuma për të mbuluar humbjet dhe (2) shuma për të rikapitalizuar. Shuma e këtyre dy komponentëve varet nga profili i rrezikut të bankës, modeli i saj i biznesit, funksionet kritike që kryen, por edhe nga strategjia e zgjidhjes së problemeve që Banka Popullore e ka përcaktuar si strategjinë e preferuar të ndërhyrjes mbi bankën përkatëse (para së gjithash nga instrumenti për ndërhyrje).
Shuma e mbulimit të humbjeve është e njejtë me shumën e mjeteve vetanake dhe detyrimeve të lejuara që do t’i mundësojë bankës të mbulojë të gjithë humbjet ças zbatimit të instrumentit përkatës për ndërhyrje. Nëse bëhet fjalë për bankë e cila në rast të ndërprerjes së punës është paraparë procedurë falimentimi, kjo do të thotë që banka nuk do të vazhdojë me punë, dhe në këtë rast MERL-i përbëhet vetëm nga shuma për mbulim të humbjeve.
Në rastet kur konsiderohet qëbanka është e interesit publik dhe që edhe më tej duhet të kryhen funksionet e saj kritike pas zbatimit të instrumentit përkatës për ndërhyrje, banka duhet të ketë fondet e veta dhe detyrime të lejuara të cilat do të mundësojnë, përkrah mbulimit të humbjeve, të arrihet dhe të mbahet nivel përkatës i kapitalit i cili do të mundësojë aktivitet të pandërprerë dhe përmbushje të kërkesave të përcaktuara me Ligjin e Bankave. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet shumës së rikapitalizimit, e cila është një komponent i MREL-it.
Banka Popullore do të marrë vendimet e para mbi nivelin e kërkuar të raportit të mjeteve vetanake dhe detyrimeve të lejuara për secilën bankë brenda 12 muajve nga data e fillimit të zbatimit të Ligjit, pra jo më vonë se 13.10.2026, dhe afati i fundit për përmbushjen e nivelit të kërkuar të MREL-i është 31.12.2032.