Masat për përdoruesit e kredisë janë lloj i posaçëm i masave makroprudenciale që kanë për qëllim ta forcojnë rezistencën e përdoruesit të kredive dhe të bankave në goditje negative ekonomike dhe financiarе. Me masat zakonisht ndikohet në zbutjen e rreziqeve nga borxhi i tepërt i amvisërive dhe ato më së shumti përdoren për të rregulluar pjesën e tregut që lidhet me kreditimin e banesave. Me këto masa futen disa obligime minimale të bankave rreth përshkrueshmërisë së kërkesave kreditore varësisht nga karakteristikat e zgjedhura të klientëve, pra vendoset një maksimum i caktuar rregullator për standardet e zgjedhura të kredisë lidhur me vetë përdoruesit e kredisë. Masat zakonisht i referohen vëllimit maksimal të barrës së borxhit të klientëve, në raport me të ardhurat e tyre të rregulta dhe/ose në raport me vlerën e kolateralit që ata mund ta ofrojnë si garanci për kreditë. Në këtë mënyrë, me këto masa ndërmerret një veprim që të reduktohet mundësia për borxh të tepërt të personave fizik – klientë të bankave, duke ulur në këtë mënyrë mundësinë e materializimit të rrezikut kreditor në portofolet e bankave. Përveç kësaj, në rast të pamundësisë së klientëve për të shlyer detyrimet e tyre, bankat sigurohen se siguria e vendosur për kreditë e miratuara do të jetë një burim i mjaftueshëm dhe cilësor arkëtimi dytësor, gjë që do të minimizojë edhe humbjet e bankave. Insturmentet e zakonshme të këtij grupi janë kufizimet rregullatore të treguesve LTV dhe DSTI. Me “tregues LTV” (ang. Loan-To-Value) nënkupton raportin mes shumës së ekspozimit kreditor dhe vlerës së vlerësuar të kolateralit të ekspozimit kreditor. “Treguesi DSTI” (ang. Debt Service-To-Income) e paraqet aftësinë e personit fizik për shlyerje të detyrimeve dhe përcaktohet si raport mes shumës së detyrimeve totale të personit fizik në bazë të ekspozimeve kreditore në bazë mujore dhe të hyrave totale mujore të tij.