Instrumentet makroprudenciale të Bankës Popullore
Për arritjen e qëllimeve të politikës makroprudenciale dhe në pajtim me rregullativën përkatëse ligjore dhe nënligjore, Banka Popullore merr masa makroprudenciale ndaj bankave, kursimoreve dhe institucioneve tjera financiare të cilave ju ka lëshuar leje për themelim dhe punë. Me masat makroprudenciale përcaktohet sasia e instrumenteve makroprudenciale me qëllim parandalimin, reduktimin ose eliminimin e rreziqeve sistematike në disa segmente të caktuara nga sistemi financiar ose nga sistemin financiar në përgjithësi. Masat makroprudenciale të Bankës Popullore, në pajtim me ligjin, i referohen së paku instrumenteve makroprudenciale vijuese:
- Shtresave mbrojtëse të kapitalit;
- Limiteve të ekspozimit;
- Menaxhimin me rreziqet;
- Detyrimit;
- Bankave me rëndësi sistematike;
- Rrezikut të koncentrimit të ekspozimeve;
- Instrumenteve tjera për rritjen e rezistencës ndaj goditjeve financiare dhe parandalimin e ndërprerjeve në sistemin bankar.
Masat që përfshihen në Ligjin për Bankat dhe në rregullativën përkatëse nënligjore,ndërsa të cilat parashikohet të merren ndaj bankave individuale (masat mbikëqyrëse), mund të shërbejnë edhe për realizimin e qëllimeve të politikës makroprudenciale, në pajtim me Ligjin për Stabilitet Financiar.
Instrumentet makroprudenciale