Banka Popullore mund të përdorë edhe instrumente tjera makroprudenciale varësisht nga lëvizjet në sistemin financiar, burimit të rrezikut sistematik dhe nevojave të politikës makroprudenciale. Instrumentet makroprudenciale të Bankës Popullore mund të përfshijnë instrumente që synojnë menaxhimin prudencial dhe zbutjen e rreziqeve të likuiditetit që mund të lindin në rast të tronditjeve. Qëllimi i instrumenteve të likuiditetit është forcimi i aftësisë së bankave për të përballur me goditjet e likuiditetit nëpërmjet ruajtjes së një vëllimi të mjaftueshëm të aktiveve likuide cilësore për të mbuluar daljet e burimeve të fondeve në afat të shkurtër, përshtatjen e strukturës së maturimit të pozitave aktive dhe pasive të bankave dhe sigurimin e burimeve të qëndrueshme të financimit të rritjes kreditore. Kjo grupë përfshin shumë instrumente të ndryshme siç janë: norma e mbulimit të likuiditetit (LCR), kufijtë sasiorë të treguesit të kredisë/depozitave dhe tregues të tjerë të ngjajshëm.

Për realizimin e objektivave të politikës makroprudenciale, Banka Popullore mund të përdorë edhe lloje tjera të instrumenteve, siç janë kërkesat kapitale për ekspozime ndaj sektorëve/kategorive të caktuara ose ndaj bankave të caktuara, limitet e ekspozimit, përshtatja makroprudenciale e normës së rezervës së detyrueshme dhe instrumente tjera.

Për më shumë detaje mbi instrumentet e mundshme makroprudenciale të Bankës Popullore, shihni në Strategjinë për zbatimin e politikës makroprudenciale në Republikën e Maqedonisë.