Mjet ligjor për pagesë në vendin tonë është denari, i cili si monedhë kombëtare u prezantua më 26 prill të vitit 1992, në ditën e pavarësisë së saj monetare, fillimisht si kupona me vlerë, dhe një vit më vonë si emetimi i parë origjinal i denarit. Monedha kombëtare, emrin e saj e ka marrë nga monedha e lashtë romake - denar (lat. denarius), e cila është përdorur edhe në territorin tonë në të kaluarën.

Në pajtim me legjislacionin, Banka Popullore ka të drejtë ekskluzive të emetojë kartëmonedha dhe monedha dhe është përgjegjëse për furnizimin me kartëmonedha dhe monedha, të cilat janë mjet ligjor për pagesë në vendin tonë. Këshilli i Bankës Popullore përcakton vlerën nominale, madhësinë, peshën, dizajnin, elementet e sigurisë dhe karakteristikat e tjera të kartëmonedhave dhe monedhave të emetuara në vendin tonë.