Sistemi pagesor është infrastrukturë e krijuar për transferimin e mjeteve monetare ndërmjet pjesëmarrësve, e cila përbëhet nga institucione, instrumente, rregulla, procedura dhe mjete teknike për transferim të sigurt. Në kushtet moderne, pagesat zakonisht bëhen duke përdorur depozita bankare. Për të realizuar pagesë, paguesi duhet të lëshojë instruksione, zakonisht për bankën që mban mjetet monetare që do të transferohen. Udhëzimi mund të jetë në formë letre ose udhëzim elektronik duke përdorur zgjidhje moderne teknologjike (kartelë pagesore, kompjuter ose pajisje celulare). Për më tepër, udhëzimi i pagesës përpunohet dhe shlyhet normalisht pa përfshirjen e autorit të instrukcioneve. Prandaj, megjithëse sistemi i pagesave është thelbësor për ofrimin e shërbimeve pagesore për përdoruesit përfundimtar, megjithatë, ai nuk është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në sistemin pagesor dhe pagesa e tij kryhet në mënyrë indirekte nëpërmjet një numri të kufizuar pjesëmarrësish të drejtpërdrejtë në sistemin pagesor.


1. Dorëzimi i urdhërpagesës në bankë.

2. Dorëzimi i urdhërpagesës në sistem pagesor për (a) pagesa të vogla ose (b) pagesa të mëdha ose urgjente.

3. Kliringu i instrukcioneve të marra dhe dërgimi i pozicioneve neto në sistemin e shlyerjes.

4. Shlyerja dhe dorëzimi i (a) miratimit dhe (b) debitimit në bankën e marrësit dhe të dhënësit të urdhërpagesës.

5. (а) Miratimi dhe (b) debitimi në llogari të marrësit dhe të dhënësit të urdhërpagesës.



Sistemi pagesor dhe sistemet e shlyerjes së letrave me vlerë

  • Sistemi i pagesave të mëdha
  • Sistemi i pagesave të vogla
  • Transferi i kredive
  • Debitimi direkt
  • Kartela pagesore
  • Sistemet e shlyerjes së letrave me vlerë 

 

Instrumentet pagesore

  • Transferi i kredive
  • Debitimi direkt
  • Kartela pagesore


Sistemi i Pagesave Ndërbankare të Maqedonisë (MIPS)

Sistem për shlyerjet bruto në kohë reale (RTGS - Real Time Gross Settlement System) për përpunim të pagesave me vlera të mëdha dhe/ose pagesa urgjente ndërbankare. MIPS-i filloi funksionimin në korrik 2001.

 

Sistemi ndërbankar i klirimit - (KIBS)

Sistemi ndërbankar i klirimit Sh.A. Shkup (KIBS) - Sistem për shlyerjet të prolonguara neto për përpunim të pagesave me vlerë të vogël;


Sistemet e shlyerjes së letrave me vlerë

  • Depozita qendrore e letrave me vlerë Depozita Qendrore e Letrave me Vlerë Sh.A. Shkup (CDHV) është depozitë e letrave me vlerë e themeluar me lejen e Komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Depozitues i bonove të thesarit
    Bonot e thesarit të emetuara nga Banka Popullore regjistrohen në depozitën e bonove të thesarit në Bankën Popullore në ditën e ankandit të bonove të thesarit.
  • Sistemi i shkëmbimit të porosive në tregjet përmes sportelit
    Sistemi i shkëmbimit të porosive në tregjet përmes sportelit është sistemi elektronik i Bankës Popullore për shkëmbimin e porosive në transferimin e pronësisë së letrave me vlerë që tregtohen në tregjet përmes sportelit.


  • Skema e shlyerjes së porosive në tregjet përmes sportelit
  • Rregullat për tregtimin dhe shlyerjen e tregjeve përmes sportelit
  • Standard për qëllimin dhe formatin e porosive MT199 në Sistemin e Kalimit