Raporti me të dhënat e personave fizikë nga Regjistri i Kredisë i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Banka Popullore e ka krijuar dhe e mirëmban Regjistrin i Kredisë, në pajtim me Nenin 39 nga Ligji për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 158/2010, 123/2012, 43/2014, 153/2015), 6/2016 dhe 83/2018) dhe (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.110/2021).

Bankat dhe kursimoret dërgojnë të dhëna dhe informacione deri në Bankën Popullore për mbajtjen e Regjistrit të Kredisë. Përdoruesit e Regjistrit të Kredisë janë Banka Popullore dhe bankat dhe kursimoret që kanë marrë leje për themelim dhe punë nga guvernatori i Bankës Popullore.

Në pajtim me Vendimin për përmbajtjen dhe mënyrën e funksionimit të Regjistrit të Kredisë (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 186/2013, 74/2015 dhe 77/2015) dhe (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 146/2020), bankat janë të detyruara të dërgojnë të dhëna për të gjithë bankat e vendit dhe të jashtme, jo rezidentë, të gjithë institucionet vendase jo-bankë, të gjithë institucionet tjera jofinanciare në vend me ekspozim total ndaj rrezikut të kredisë mbi 300 mijë denarë, si dhe për të gjithë personat fizikë, tregtarë individual, persona fizikë që në pajtim me Ligjin e Kompanive Tregtare nuk llogariten si tregtarë, me ekspozim total ndaj rrezikut të kredisë mbi 5 mijë denarë.

Kursimoret duhet të paraqesin të dhëna të veçanta për të gjithë personat juridikë me ekspozim total ndaj rrezikut të kredisë mbi 50 mijë denarë dhe për të gjithë personat fizikë, tregtarë individual, persona fizikë të cilët në pajtim me Ligjin e Kompanive Tregtare, janë me ekspozim total ndaj rrezikut të kredisë mbi 5 mijë denarë.

Banka Popullore i përdor të dhënat nga Regjistri i Kredisë si pjesë e zbatimit të funksionit të saj mbikëqyrës, nga aspekti i analizës së rrezikut të kredisë ndaj të cilës janë të ekspozuara bankat dhe kursimoreve gjatë operacioneve të tyre. Bankat dhe kursimoret i përdorin të dhënat nga Regjistri i Kredisë si mjet ndihmës në vlerësimin e aftësisë për kredi për çdo klient të ri ose huamarrës ekzistues.

Rikujtojmë se të dhënat e Regjistrit të Kredisë nuk mund të jenë bazë e vetme për marrjen e vendimit gjyqësor ose ndonjë vendimi tjetër që prodhon efekt juridik ndaj ndonjë personi ose ndikon ndjeshëm mbi atë person. Në rast të të dhënave personale jo të plota, jo të sakta ose të pa përditësuara, kërkuesit e të dhënave duhet t’i drejtohen bankës/ kursimoreve e cila do t’i dorëzojë të dhënat personale dhe të kryejë ndryshimet përkatëse në të dhënat e dorëzuara.

Raportin që e lëshon Banka Popullore me kërkesë të personave fizikë, përmban të dhëna për shumën e detyrimeve dhe institucioneve që i kanë raportuar në datën e fundit të paraqitjes së të dhënave nga ana e bankave dhe kursimoreve. Përveç kësaj, raporti përmban edhe përmbledhje të detyrimeve të kërkuesit si dorëzanës.


Parashtrimi i kërkesës

Shërbimi për paraqitjen e kërkesave për marrjen e Raportit me të dhëna nga Regjistri i Kredisë të BPRMV-së mund të bëhet në mënyrë elektronike (digjitale) ose me prezencë personale/fizike në arkivin e Bankës Popullore.

A) Paraqitja e kërkesës dhe marrja e raportit në mënyrë elektronike

Digjitalizimi i shërbimit për nxjerrjen e Raporteve nga Regjistri i Kredisë, për personat fizikë që vijnë si kërkues të të dhënave nga Regjistri i Kredisë, paraqet qasje më të thjeshtë dhe më të shpejtë në informacionin e nevojshëm.

Ky shërbim elektronik për çdo person fizik ofrohet nëpërmjet Portalit të Shërbimit Nacional www.uslugi.gov.mk, ku mund të gjeni informacione për shërbimet e tjera të ofruara nga institucionet shtetërore.

Për të marrë raportin tuaj, përdorni lidhjen https://uslugi.gov.mk/service/izdavanje-podatoci-na-fizichki-lica-od-kreditniot-registar-na-nbrsm-5721 paraqituni në profilin tuaj të përdoruesit dhe zgjidhni shërbimin e dhënies së të dhënave nga Regjistri i Kredisë. Vetëm përdoruesit e regjistruar kanë të drejtë për këtë shërbim, ku të dhënat tuaja personale shkarkohen automatikisht.

Në periudhë të shkurtër kohore, në profilin tuaj të përdoruesit, do të pranoni njoftim për dokumentin e prodhuar të “Raportit të Regjistrit të Kredisë”, i cili përmban të dhëna për ekspozimin e përgjithshëm kreditor të parashturesit të kërkesës për datën e fundit në dispozicion të Bankës Popullore.

B) Raportin mund të kërkojë personi fizik personalisht ose përmes personit të autorizuar

Banka Popullore iu përgjigjet vetëm kërkesave që janë parashtruar në formën e përcaktuar në Vendimin për përmbajtjen dhe mënyrën e funksionimit të Regjistrit të Kredisë.

Kërkesat parashtrohen personalisht nga kërkuesi ose personi autorizuar, përmes Zyrës së arkivit të Bankës Popullore, në Bul. “Kuzman Josifovski-Pitu” nr. 1, në Shkup, çdo ditë pune, në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15:45.

Formulari për kërkesën dhe personin e autorizuar mund merret në sportelin e Arkivit të Bankës Popullore ose të shkarkohen nga internet faqja e Bankës Popullore (shkarko formularin).


Parashtrimi i kërkesës përmes personit të autorizuar

Nëse raporti kërkohet përmes personit të autorizuar, paraqitja e autorizimit të vërtetuar në notar është e detyrueshme. Formularin për autorizim, i cili i referohet vetëm marrjes së të dhënave nga Regjistri i Kredisë, merret në sportelin e Arkivit të Bankës Popullore ose shkarkohet nga internet faqja e Bankës Popullore (shkarko formularin).

Raporti i Regjistrit të Kredisë nuk u jepet personave të autorizuar, autorizimi i të cilëve nuk është specifikuar për të kërkesë për të dhëna nga Regjistri i Kredisë.


Përgjigje lidhur me kërkesat e parashtruara

Përgjigjet, gjegjësisht raportet lëshohen në formën e një formulari të përcaktuar në periudhën nga ora 8:15 deri në orën 16. Afati për përgatitjen e përgjigjes për kërkesën e parashtruar është pesë ditë pune. Pas përpunimit të kërkesave, punonjësit e Bankës Popullore kontaktojnë kërkuesin ose personi e autorizuar në numrat e telefonit për kontakt që janë regjistruar në kërkesë. Në raste kur kërkuesi nuk është banor i Shkupit, nëse kërkesa është parashtruar deri në orën 11, raporti me të dhënat përgatitet dhe lëshohet gjatë ditës së njëjtë të punës.


Marrja e përgjigjeve për kërkesat e parashtruara

Përgjigjet, gjegjësisht raportet për kërkesat e parashtruara nga personat fizikë merren personalisht ose përmes personit të autorizuar. Kërkuesi e vërteton identitetin e tij duke paraqitur dokument të vlefshëm për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë). Në raste kur përgjigjen e merr personi i autorizuar, ai legjitimohet me dokument të vlefshëm për identifikim personal (letërnjoftim ose pasaportë).

Gjatë marrjes së përgjigjes për kërkesën e parashtruar, personi i cili e merr raportin firmos shembullin e përgjigjes që mbetet në Bankën Popullore. Shembulli që i jepet kërkuesit, detyrimisht, për shkak të të dhënave personale jepet në zarf të mbyllur.

Banka Popullore nuk lëshon raport tjetër në afat më të shkurtër se 30 ditë, gjegjësisht në periudhën midis dy datave raportuese në të cilat bankat/kursimoret nuk kanë bërë ndryshime në bazën e të dhënave.