Menaxhimi korporativ
Menaxhimi korporаtiv në Bankën Popullore bazohet në modelin me tre linja, i cili kontribuon në arritjen efikase dhe efektive të synimeve të përcaktuara strategjike, mandatit dhe vizionit.
Linja e parë përbëhet nga njësitë organizative që zbatojnë në mënyrë operative funksionet bazë dhe mbështetëse, menaxhojnë rreziqet që rrjedhin nga puna e tyre dhe kanë kuptimin më të thellë të proceseve të punës dhe ndryshimeve mjedisore në fushat për të cilat ata janë përgjegjës.
Linja e dytë përbëhet nga Zyra e Strategjisë dhe Parandalimit, e cila identifikon, analizon dhe menaxhon rreziqet, ofron trajnime, këshilla, kontrolle dhe mbikëqyrje, si dhe ndërgjegjësimin e punonjësve për rreziqet, mekanizmat dhe masat e kontrollit, si dhe mënyrën e zbatimit të rregulloreve në punën e tyre.
Linja e tretë, auditimi i brendshëm kryen auditim të operacioneve të linjës së parë dhe të dytë, nga aspekti i pajtueshmërisë së operacioneve me rregulloret ligjore, nënligjore dhe të brendshme, besueshmërisë së informacionit financiar dhe informacioneve të tjera, si dhe përdorimit efektiv dhe efikas të fondeve dhe burimeve.

Auditimit të brendshëm
Informatë për zbatimin e funksionit të auditimit të brendshëm në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Zyra e Strategjisë dhe Parandalimit
Në vitin 2019, në Bankën Popullore u krijua Zyra e Strategjisë dhe Parandalimit, si njësi organizative e pavarur e veçantë brenda modelit “tre linja”. Zyra e Strategjisë dhe Parandalimit bashkon tre funksione:

Zyra e Strategjisë dhe Parandalimit përfshin tre funksione:
Funksioni i Strategjisë dhe Rreziqeve Operative (FSRrO)
Funksioni i Sigurisë së Sistemit të Informacionit, Mbrojtjes së të dhënave Personale dhe Informacioneve të Klasifikuara (FSSI)
Funksioni i Harmonizimit (FH)