Karriera në Bankën popullore është më tepër se kryerje e rregullt e detyrave në punë. Ne do t'ju ofrojmë mundësi për zhvillimin tuaj personal dhe profesional. Mjedisi ynë është "ndryshe" dhe ofrojmë mjedis miqësor, të dobishëm dhe kreativ për punë.

Vlerat tona thelbësore janë më të rëndësishme për ne. Të udhëhequr prej tyre, ndërtojmë bashkëpunim të ndërsjellë, bashkëpunim me klientët tonë si dhe partnerët tonë,  për të cilat jemi të njohur në çdo mjedis.

Gjatë përmbushjes së misionit dhe objektivаve strategjike, gjegjësisht për të ruajtur stabilitetin monetar dhe financiar, nisemi nga vlerat e mëposhtme:

Udhëheqja - inkurajimi i profesionistëve për të përparuar, për t'u zhvilluar dhe të arrijnë rezultate;

Profesionalizëm - sjellje në frymën e respektit, kujdesit për veten dhe për të tjerët;

Transparencë - informim të rregullt dhe publikim të informacioneve dhe të dhënave;

Inovim - punë kreative dhe ide të reja;

Punë ekipore – me punë ekipore arrihet shumë më tepër;

Integriteti - ndërtimi i etikës personale dhe institucionale;

Cilësi - përmirësim i vazhdueshëm i standardeve operative;

Besnikëri - kujdesi për interesat e Bankës Popullore dhe përkushtimi për arritjen e misionit, vizionit dhe objektivave strategjike të bankës.