Jetëshkrim i shkurtër
Marjan Petreski
Dr. Marjan Petrevski (1982) është Profesor i rregullt i Ekonomisë në Fakultetin për Ekonomi Biznesi dhe Shkencat Organizative në Universitetin American College Skopje (www.uacs.edu.mk). Bashkëpunimet e tij shtesë përfshijnë Këshilltar strategjik i Finance Think - Institut për Hulumtime dhe Politika Ekonomike, dhe Bashkëpunëtor hulumtues i Partneritetit për Politika Ekonomike, Kanada.
Prof. Petreski u bë doktor i Ekonomi në Universitetin Stafordshir, Britania e Madhe në vitin 2011, ku fitoi edhe Certifikatën Postdiplomike për Metodat e Hulumtimit. Teza e tij e doktoraturës ishte Kalimi i regjimit monetar i shënjestrimit të kursit të këmbimit valutor në shënjestrim të inflacionit: Referuar ekonomive në zhvillim nën mentorimin e prof. Xhef Pju[1]. Studimet e magjistraturës në financa dhe veprimtari bankare i përfundoi në Universitetin e Shefildit, me nderime, me tezën e magjistraturës: Implikimet makroekonomike nga regjimi i kursit të këmbimit valutor: Rasti i Maqedonisë. Marjani diplomoi në Universitetin e Manastirit, në drejtimin e Financave, si studenti më i mirë i gjeneratës me notë mesatare 9.94.
Karrierën e filloi në Ministrinë e Financave (2006-2008) si bashkëpunëtor më i ri për modelim dhe parashikime makroekonomike dhe në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (2009-2010) si ekonometricient në fushën e stabilitetin financiar. Në UACS filloi të punojë si bashkëpunëtor i jashtëm në vitin 2008, ndërsa si punonjës i rregullt në korrik të vitit 2010, fillimisht si asistent (2010-2011), docent (2011-2014), profesor i çrregullt (2014-2019) dhe profesor i rregullt (2019-sot).
Prof. Petreski ligjëron Ekonomi Monetare, Para Ndërkombëtare dhe Financa, Financa Matematikore, Metodat e Hulumtimit, Statistikë, Analiza e të dhënave, Ekonometri e Avancuar, në të gjithë tre ciklet e studimeve. Në dy raste ka qenë profesor vizitor në Institutin për Shkenca Shoqërore dhe Humanitare - Shkup, dhe ligjëroi Ekonomi globale politike.
Në UACS kryente funksione të rëndësishme udhëheqëse, edhe atë: Prodekan për punë shkencore-hulumtuese në Fakultetin për Ekonomi Biznesi dhe Shkenca Organizative (2011-2013), Prorektor për punë shkencore-hulumtues (2014-sot), Drejtor i Shkollës së Doktoraturës (2018-sot) dhe kryetar i më shumë komiteteve nga fusha e punës shkencore-hulumtuese, vetë-vlerësim, ranglistën e Shangait etj. Arritja kryesore e prof. Petreskit lidhur me aktivitetin e tij në UACS është se universiteti u rangua në vendin e dytë në fushën e hulumtimit në ranglistën e Shangait të universiteteve vendore në vitin 2014 dhe universiteti i parë në vend, vazhdimisht që nga viti 2012, në fushën e ekonomisë, sipas bazës globale Ideas/RePEc[2] të Bankës Federale të St. Luis, SHBA.
Marjan është bashkëthemelues i Finance Think - Institut për hulumtime dhe politika ekonomike, Shkupit, një think-tank ekonomik i shquar dhe me ndikim (www.financethink.mk). Marjan mori pjesë aktive në të gjitha fazat e rritjes së Institutit, i cili nga themelimi në vitin 2012 deri sot arriti një rritje mesatare institucionale prej afër 50%, ndërsa rritja në disa vitet pas themelimit tejkalonte 100% në vit. Arritja kryesore e prof. Petreskit lidhur me aktivitetin e tij në Finance Think është udhëheqja e tij e studimeve kryesore për politikat - si ajo për të ardhurat e garantuara minimale, ashtu edhe tatimin progresiv etj. - të cilat kontribuuan për të vendosur politika të reja ose konsolidimin e politikave ekzistuese ekonomike në vend. Për më shumë, në kapacitetin e bashkëthemeluesit të Finance Think, Marjani e udhëhoqi edhe procesin e themelimit të Finance Impaq - dorë këshilluese e Finance Think, e cila nga themelimi në vitin 2017 deri më sot arriti një rritje impozante vjetore sipas portofolit institucional.
Prof. Petreski është një hulumtues i pasionuar. Ai u bë magjistër dhe doktor në fushën e ekonomisë monetare, gjë që ishte interesimi i tij i parë shkencore-hulumtuese. Më vonë, hulumtimet i zgjeroi edhe në sferën e tregut të punës dhe tregtisë ndërkombëtare. Fokusi i tij origjinal hulumtues janë vendet e tranzicionit dhe strategjitë monetare që i zbatojnë, që më vonë u zgjerua në tema si malfkunsionimi i tregjeve të punës në ekonomitë në tranzicion, globalizimi, varfëria dhe pabarazia. Nga veprimtaria e tij hulumtuese në këto fusha dolën mbi 120 publikime me referenca (përfshirë punime në revista të redaktuara, publikime tjera të indeksuara, punime, punime për konferenca etj). I gjithë opusi i tij kërkimor është cituar 567 (sipas Google Citations[3]) dhe h-indexi nga 13[4]. Në këtë opus kërkimor, 34 punime janë publikuar në revistat e JCR-Thomson Reutoers (Web of Science), që është numri më i madh i këtij rangu nga një ekonomist në Maqedoninë e Veriut[5].
Punimet e prof. Petreskit janë punblikuar në thuajse të gjithë revistat mbi ekonomitë në tranzicion, nga rangu i Economic Systems, Post-Communist Economies, Eastern European Economics, Comparative Economic Studies, Communist and Post-Communist Studies, Emerging Markets Finance and Trade, International Journal of Manpower, Open Economies Review, The Economic and Labour Relations Review, Journal of Labor Research, International Migration, dhe së fundmi edhe në reviston më prestigjoze për ekonomitë në tranzicion Journal of Comparative Economics. Според Publons[6], punimet e prof. Petreskit në revistat e referuara nga Web of Science and Scopus janë cituar 76 herë.
Marjan është autor i pesë librave ndërkombëtarë dhe 14 kapitujve në libra. Në skenën vendase, në vitin 2018 ai botoi librin Mjete kërkimore në ekonomi Deri më tani, ai ka realizuar pesë qëndrime kërkimore postdoktorale: Në Universitetin e Miçigenit, SHBA (2019), Universitetin Hitotsubashi, Japoni (2016), Universitetin De La Republika, Uruguai (2016), Instituti Lajbinc për Studim Ekonomike Lindore dhe Juglindore, Gjermani (2014) dhe Akademia Sllovake e Shkencave (2013).
Për kërkimin e tij në fushën e ekonomisë ai u dekorua me çmimn Hulumtues i ri 2009 nga Akademia Maqedonase e Shencave dhe Arteve dhe çmimin Olga Rediziner 2010 nga Banka Qendrore e Arustirs për punimin Remont i një doktrine: A ka hapur shënjestrimi i inflacionit një epokë të re në vendet në zhvillim me kurs fiks të këmbimit? Në vitin 2013, duke udhëhequr një ekip të hulumtuesve, prof. Petreski mori Çmimin Japonez për Kërkime të Shquara për Zhvillim nga Rrjeti Globnal për Zhvillim dhe Qeveria e Japonisë, në një konkurs prej mbi 700 parashtrimeve në të gjithë botën. Në vitin 2016 mori Çmimin LSE-CEFTA për punimin hulumtues për tregtinë rajonale nga Sekretariati i CEFTA dhe Shkolla Londineze e Ekonomisë.
Marjan ishte Bashkëpunëtor i Integrimit të Karrierës së CERGE-EI në Pragë (2012-2015), ndërsa në vitin 2018 është Bashkëpuntor për Kërkime i Partneritetit për Politika Ekonomike dhe deri në shtator të vitit 2021 do të jetë Bashkëpunëtor Postdiplomik i CERGE-EI.
Prof. Petreski është gjerësisht i angazhuar si këshilltar i jashtëm i Bankës Popullor, Organizatës Ndërkombëtare të Punës, UNKTAD, UN Women, UNICEF, UNDP, Këshillit për BAshkëpuim Rajonal, Drejtoriatin Gjeneral NEAR të Bashkimit Evropian etj. Me këta partnerë zhvillimi, Marjan punon jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi), vendet e ish Bashkimit Sovjetik (Kazakistan, Kirgistan, Turkmenistan, Gjeorgji, Armeni), Afrikë (Mali dhe Benin) dhe Lindjen e Mesme (Palestinë).
Prof. Petreski ka qenë vazhdimsht aktiv në debatin profesional dhe të përgjithshëm në vend në dekadën e fundit. Gëzon reputacionin e një personi profesionist dhe të ekuilibruar.
Bashkëshort i Blagicës, ekonomist dhe babai i Dorian (11) dhe Loren (3).
[1] https://publons.com/researcher/3266320/geoffrey-pugh/
[2] https://ideas.repec.org/top/top.macedonia.html
[3] https://scholar.google.com/citations?user=SfvO4b0AAAAJ
[5] Për të krahasuar, nga periudha e 1970 deri më sot, vetëm 116 punime janë paraqitur në JCR – Thomson Reuters për Maqedoninë e Veriut nga fusha e Ekonomisë. Një vlerësim i përafërt është se ekzistojnë rreth 350 studiues ekonomikë në vendin tonë pas 1990, që tregon se numri i punimeve të indeksuara nga JCR për kokë kërkuesi është vetëm 0,33.