JETËSHKRIMI

Dr. Borçe Trenovski

 

Borçe Trenovski lindi në Brovë më 23 korrik të vitit 1981.

Diplomoi me lëvdatë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ - Shkup, përfundoi studimet postdiplomike në fushën e ekonomisë monetare dhe në shtator të vitit 2013 i përfundoi studimet e doktoraturës me disertacionin e doktoraturës - „Politikat kryesore makroekonomike në lidhje me krizën bashkëkohore politike.“  Pas diplomimit (2004-2006) Trenovski punon si analist në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga qershori i vitit 2006 punon në Fakultetin Ekonomik të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup. 

Z. Trenovski aktualisht punon si profesor i çrregullt në Katedrën e Ekonomisë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup. Është autori i 4 librave, mbi 100 publikimeve (punime të indeksuara shkencore, punime për politika, monografi hulumtuese etj.) dhe gëzon një respekt akademik në vend/rajon gjatë viteve të fundit.

Si ekspert/analist/hulumtues, Trenovski ka marrë pjesë në mbi 70 projekte hulumtuese/të zbatuara në vend dhe në rajon, të mbështetura nga organizata të ndryshme USAID, BE, OSI, UNDP, EBRD, Banka Botërore, Agjencia Zvicerane për Zhvillim, HELVETAS, Asociacioni për Zyrtarë Financiar të Bashkëqeverisjes Lokale dhe Ndërmarrjeve Publike, Qendra për Analiza Ekonomike (CEA), Analitika etj. Për më tepër, si ligjërues dhe trajnues realizoi më shumë se 60 trajnime për të cilat ka zhvilluar module të specializuara dhe fitoi një përvojë të madhe në bashkëpunim me palë të ndryshme të interesit - administratë publike, menaxhmenti publik në nivel lokal dhe kombëtar, inspektorë tatimorë, nënpunës civilë, organizata joqeveritare, sektori privat, komuniteti akademik, anëtarë të parlamentit dhe zyrtarë tjerë të zgjedhur, këshilltarë komunalë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare etj. 

 

Një numër i madh i analizave, hulumtimeve, publikimeve dhe pjesëmarrjeve të tij nëpër projekte në vitet e fundit ishin të fokusuara në reformat në politikën ekonomike, koordinimin e politikës fiskale dhe monetare, teoritë dhe politikat bashkëkohore ekonomike, efikasitetin e menaxhimit të financave publike, politikën monetare dhe tregjet financiare, politikën fiskale dhe tatimimin, ekonominë e zhvillimit, politikën publike, menaxhimin e mirë, transparencën dhe llogaridhënien monetare dhe fiskale, financat lokale dhe decentralizim etj.

Si rezultat i punës dhe përvojës së tij është anëtar i shumë trupave profesionale/asociacioneve/grupeve reformatore dhe këshilluese, z. Trenovski ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare të shumta hulumtuese ndërkombëtare të organizuara nga institucionet ndërkombëtare siç janë: FMN-ja, Banka Botërore, Universiteti i Ilinoisit në Çikago, Stejt Departamentin e SHBA-së etj. Për më tepër, Trenovski është fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve për hulumtues më të mirë dhe ekonomist i respektuar nga Banka Botërore, Asociacioni i Menaxherëve të Maqedonisë, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, Universiteti „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup.