Funksioni kryesor i kësaj kredie është tejkalimi i disbalancit të likuiditetit tek bankat të cilat paraqiten si rezultat i daljeve financiare më të mëdha në krahasim me hyrjet gjatë ditës. Në këtë mënyrë, ky instrument mundëson realizimin e vazhdueshëm të transaksioneve pagesore gjatë ditës dhe e përmirëson menaxhimin e likuiditetit të bankave. Banka Popullore nuk merr interes për kredinë brenda ditës. Kredia është në dispozicion për bankat çdo ditë pune dhe miratohet me kërkesën e tyre, në formë të transaksioneve repo, ku ekziston mundësia për kthimin e kredisë brenda ditës në kredit të disponueshme brenda natës në fund të ditës. Kredia brenda ditës miratohet në bazë të Kontratës së përgjithshme repo, ndërsa si siguri përdoren letra me vlerë në bazë të Listës së letrave me vlerë për kryerjen e operacioneve monetare. 



Vendim për kredi brenda ditës