1. Si mirret raport nga regjistri kreditor i Bankës Popullore?

2. Kur evidentohen kreditë e miratuara dhe të shfrytëzuara në regjistrin kreditor?

3. Çka përfshihet në ekspozimin total të kredisë të klientit?

4. Gjatë klasifikimit të njëpasnjëshëm të klientit person fizik, ne bazë mujore, a do të varet më së shumti kategoria e rrezikut nga rregullsia e shlyerjes së detyrimeve?

5. A është e mundur që për një klient, që ka ekspozime mbi baza të ndryshme të kryhet klasifikimi i ekspozimeve individuale në kategori të ndryshme të rrezikut (për shembull: Ekspozimi kreditor në bazë të kartelës kreditore të jetë e klasifikuar në kategorinë e rrezikut “C”, ndërsa ekspozimet tjera kreditore të klasifikohen në kategorinë e rrezikut “B”)?

6. Çka është Norma e shpenzimeve totale?





1. Si merret raport nga regjistri i kredisë i Bankës Popullore?

Me Vendimin e përmbajtjes dhe mënyrën e funksionimit të regjistrit të kredisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 186/13, 74/15, 77/15 dhe 146/20) janë të rregulluara përmbajtja dhe mënyra e funksionimit të Regjistrit të Kredisë.  Në Regjistrin e Kredisë përfshihen të dhënat dhe informacionet e ekspozimit kreditor të bankava dhe kursimoreve në vendin tonë, ndaj klientëve të tyre.

Të dhënat nga Regjistri i Kredisë lëshohen vetëm me kërkesë personalisht të paraqitur nga personi fizik ose përfaqësuesi i autorizuar. Nëse raporti kërkohet përmes përfaqësuesit të autorizuar, paraqitja e autorizimit të vërtetuar në noter është e detyrueshme.  Formulari për autorizim, i cili vlen vetëm për marrjen e të dhënave nga Regjistri i Kredisë, shkarkohet nga internet faqja e Bankës Popullore ose merret nga arkiva e Bankës Popullore. Pranimi i kërkesave dhe lëshimi i të dhënave me postë nuk është i lejuar.

Është e nevojshme që kërkuesi të vjen te Banka Popullore dhe të plotësojë kërkesë përkatëse për paraqitjen e të dhënave nga Regjistri i Kredisë, e cila ka të bëjë personalisht me kërkuesin ose përfaqësuesin e autorizuar, përmes arkivës së Bankës Popullore, në bul. “Kuzman Josifovski-Pitu” nr. 1, në Shkup, çdo ditë pune, prej orës 8:30 deri 15:45. 

Në këtë periudhë, shkaku situatës me pandeminë kovid-19 nga Regjistri i Kredisë lëshohen vetëm ditën e martë dhe të ejten prej orës 15 deri në 16, përmes arkivës së Bankës Popullore. Në rastet kur kërkuesi nuk është banor i Shkupit, nëse kërkesa është paraqitur deri në orën 11, raporti me të dhënat përgaditet dhe lishohet gjatë ditës së njejtë të punës. Të dhënat e kërkuara merren personalisht nga kërkuesi i informacionit ose nga personi i autorizuar.

Lidhur me Vendimin e ndryshimit të Vendimit të tarifës së vetme të kompensimeve të shërbimeve që i kryen Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 5 maji 2020 ndaloi së vlejturi detyrimi i tarifimit për lëshim të të dhënave nga Regjistri i Kredisë.

Për informacione më të detajuara, mund të drejtoheni në internet faqen e Bankës Popullore: Regjistri i Kredisë.



2. Kur evidentohen kreditë e miratuara dhe të shfrytëzuara në regjistrin e kredisë?

Me Vendimin e përmbajtjes dhe mënyrën e funksionimit të regjistrit të kredisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 186/13, 74/15, 77/15 dhe 146/20) janë të rregulluara përmbajtja dhe mënyra e funksionimit të Regjistrit të Kredisë. Në Regjistrin e kredisë përfshihen të dhënat dhe informacionet e ekspozimit kreditor të bankave dhe kursimoreve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndaj klientëve të tyre.

Bankat janë të detyruara të paraqesin të dhëna për të gjitha bankat e vendit dhe të huaja, jorezident, të gjitha institucionet jo bankare financiare, të gjitha institucionet tjera të vendit jo financiare,  si dhe për të gjithë personat fizik të vendit, tregtarët individualë, personat fizik të cilët në pajtim me Ligjin e shoqërive tregtare nuk konsiderohen si tregtarë. Kursimoret detyrimisht paraqesin të dhëna individuale për të gjitha personat juridik dhe për të gjihtë personat fizik të vendit, tregtarë individual, persona fizik të cilët në pajtim me Ligjin e shoqërive tregtare nuk konsiderohet si tregtarë.

Me Vendimin përshkruhet se bankat dhe kursimoret janë përgjegjëse për saktësinë e të dhënave dhe informacioneve të cilat dorëzohen deri te Regjistri i Kredisë i Bankës Popullore. Të dhënat në Regjistrin e Kredisë paraqiten nga ana e bankave, ndërsa Banka Popullore nuk ka autorizime të fshijë ose të ndryshojë çfarëdo lloj të dhëne të cilat i kanë dorëzuar bankat. Nëse klienti person fizik paraqet dëshmi deri te banka ose te kursimorja se të dhënat e tij personale në Regjistrin e Kredisë nuk janë të plota, të pasakta ose nuk janë të përditësuara, me kërkesë të tij me shkrim, banka ose kursimorja është e detyruar ti plotësojë ose ti ndryshojë të dhënat, ti fshijë dhe njëkohësisht ti zëvendësojë me të dhëna të sakta, ose ta ndërprejë përdorimin e të dhënave jo të plota, të pasakta ose të pa përditësuara dhe njëkohësisht ti zavendësojë me të sakta. Bankat dhe kursimoret janë të detyruara ta bëjnë ndryshimin me të dhëna të sakta në periudhën e parë të ardhshme të paraqitjes së të dhënave dhe informacioneve deri te Regjistri i Kredisë.

Afatet e paraqitjes së informacioneve nga ana e Bankave, janë të përcaktuara me Udhëzimin e zbatimit të Vendimit të përmbajtjes dhe mënyrës së funksionimit të Regjistrit të Kredisë. Lidhur me Udhëzimin, Bankat dhe kursimoret janë të detyruara ti dorëzojnë të dhënat dhe informacionet në Regjistrin e Kredisë, në bazë mujore, me gjendjen e fundit të muajit për të cilin raportohet, në periudhën prej 1 deri 15 muajin e ardhshëm. Banka Popullore mundëson disponueshmëri të të dhënave dhe informacioneve nga Regjistri i Kredisë në afat prej 7 (shtatë) ditëve të punës pas kalimit të afatit.

Për informacione më të detajuara, mund të drejtoheni në internet faqen e Bankës Popullore, në këto lidhje:

Regjistër i Kredisë

Vendim i përmbajtjes dhe mënyrës së funksionimit të Regjistrit të Kredisë  

Udhëzim për zbatimin e Vendimit të përmbajtjes dhe mënyrës së funksionimit të Regjistrit të Kredisë 



3. Çka përfshihet në ekspozimin total të kredisë së klientit?

Në ekspozimin total të kredisë së klientëve persona fizik përfshihen: kredi për blerje dhe rinovim të hapësirës për banim, kredi për blerje dhe rinovim të hapësirës afariste, kredi konsumatore, mbitërheqje të xhirllogarive, kredi në bazë të kartelave kreditore të emetuara, kredive për automjete dhe kredive tjera. Bankat në Regjistrin e Kredisë vendosin të dhëna për llojin e kredisë, interesit, provizionit, numrit të ditëve të vonesës së pagesave, përmirësimi i nevojshëm i vlerës dhe ngjajshëm, në bazë të së cilës është nxjerë klasifikimi i kredisë përkatëse. Në regjistrin kreditor, llojet e caktuara të ekspozimit kreditor klasifikohen në gjashtë kategori:  A, B dhe C - te rregullta -  të cilat së bashku e përbëjnë grupën e kredive të rregullta, te të cilët kryesisht ka pagesë të rregullt, C - me probleme Ç dhe D, të cilët së bashku e përbëjnë grupën e kredive me probleme. Nëse klienti vonohet më shumë se 90 ditë dhe/ose ka vështirësi financiare për çka është e sigurtë se nuk do të mund ta shlyejë rregullisht kredinë, banka është e detyruar ta regjistrojë si kredi me probleme.  Kjo e dhënë në Regjistrin e Kredisë referohet në një histori të pafavorshme kreditore të klientit, të cilën bankat e marrin parasysh gjatë vlerësimit të aftësisë kreditore gjatë aplikimit për kredi të reja.



4. Gjatë klasifikimit të mëpashëm të klientit person fizik, ne bazë mujore, a do të varet më së shumti kategoria e rrezikut nga rregullsia e shlyerjes së detyrimeve?

Duke marrë parasysh faktin se gjatë klasifikimit të klientit person fizik, aftësia kreditore vlerësohet më së paku në momentin e miratimit të ekspozimit kreditor ose gjatë ndryshimit të kushteve kontraktuale, derisa sigurimi mirret parasysh vetëm në raste të jashtzakonshme (instrumente të klasit të parë për sigurim edhe në rastet nga pika 23 të Vendimit), rregullsia në shlyerjen e detyrimeve paraqet element kyç gjatë klasifikimit të radhës së klientit person fizik në bazë mujore.



5. A është e mundur që për një klient, që ka ekspozime mbi baza të ndryshme të kryhet klasifikimi i ekspozimeve individuale në kategori të ndryshme të rrezikut (për shembull: ekspozimi kreditor në bazë të kartelës kreditore të jetë e klasifikuar në kategorinë e rrezikut “C”, ndërsa ekspozimet tjera kreditore të klasifikohen në kategorinë e rrezikut “B”)?

Ekspozimet kreditore ndaj klientit mund të klasifikohen në disa kategori të ndryshme të rrezikut, që nënkupton edhe kërkesat në bazë të disa produkteve të ndryshme kreditore nga një klient të mund të evidentohen si të rregullta ose ekspozime kreditore me probleme. Njëkohësisht, banka duhet ti ketë parasysh dispozitat përkatëse nga Vendimi i rrezikut kreditor me klasifikim të ekspozimit kreditor, veçanarisht lidhur me aftësinë kreditore të klientit dhe rregullsisë së tij në shlyerjen e detyrimeve, si dhe lidhur me kriteret e klasifikimit në kategoritë e ndryshme të rrezikut.



6. Çka është Norma e shpenzimeve totale?

Në kuadër të informacioneve parakontraktuale, banka është e detyruar ta informojë klientin për shpenzimet totale të kredisë, që nuk do të thotë vetëm interesi, por edhe shpenzimet shtesë gjatë miratimit të kredisë, të cilat janë pjesë e normës së shpenzimeve totale (NShT). NShT paraqet normë të skontimit e shprehur në nivel vjetor si bazë e shpenzimeve totale të kredisë dhe shumës totale të kredisë (e shprehur me dy decimale). Nëse janë parashikuar në kontratën e kredisë konsumatore, në këtë normë mund të përfshihen këto lloje të shpenzimeve: provizion për përpunim të kërkesës për kredi, provizion për miratim të kredisë, provizion për miratimin e kredisë dhe të administrimit të kredisë, provizion për ruajtjen e instrumentit të sigurimit, provizion dhe tarifa të lidhura me shërbimet shtesë të obliguara të lidhura me kredinë e konsumatorit etj.  Në llogaritjen e NShT-së nuk përfshihen shpenzimet e lidhura me mosplotësimin ose vonesën e plotësimit të detyrimeve nga kontrata e kredisë konsumatore, shpenzimet e sigurimit ose garancisë së kredisë të cilat nuk janë shërbime shtesë të detyruara (nga ato nuk varet miratimi i kredisë), shpenzimet e noterit etj. Nëse ka shpenzime shtesë të cilat nuk janë në njohuri të bankës, ajo megjithatë është e detyruar ta njofton klientin për llojin e shpenzimeve, pa e theksuar shumën.

Norma e shpenzimeve totale të kredive konsumatore të cilat i miratojnë bankat në praksë është pak mbi normën e kontraktuar të interesit të përcaktuar në kontratën e kredisë. Duhet të merret parasysh se përveç bankave edhe shoqëritë financiare të bazuara në pajtim me ligj të posaçëm mund të miratohen kredi konsumatore. NShT e kredive konsumatore të bankave dhe shoqërive financiare nuk mund ta tejkalojë shumën e pesëfishtë nga norma e interesit penal ligjor e përcaktuar me Ligj të marrëdhënieve obligative për kontratat në të cilat së paku njëri person është tregtar.