Konferencë e nivelit të lartë


NORMALITETI I RI?

ZGJERIMI EKONOMIK GLOBAL, DINAMIKA E INFLACIONIT, STABILITETI FINANCIAR DHE RËNDËSIA E MENAXHIMIT ME MJETE FINANCIARE NË ARENËN NDËRKOMBËTARE


Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM), në bashkëpunim me Komitetin për restaurim të Breton Vuds nga Parisi, Francë (The Reinventing Bretton Woods Committee - RBWC) organizon konferencë ndërkombëtare në të cilën fokusi i pjesëmarrësve do të drejtohet kah trendet e reja dhe sfidat në lidhje me politikën monetare, stabilitetin financiar dhe menaxhimin e mjeteve financiare në tërësi.

Konferenca do të mbahet më 16 shkurt të vitit 2018, në Hotel Meriot, Shkup, Republika e Maqedonisë.

Qëllimi i Konferencës është vlerësimi i gjendjes aktuale dhe perspektivat e ardhshme të ekonomisë globale, dhe në këtë kontekst, të zbulohen sfidat me të cilat ballafaqohen bankat qendrore gjatë arritjes së qëllimeve të tyre për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar.  Konferenca do i vë theks zhvillimeve të pas-krizës në tregjet financiare të ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, rezistencës së sistemit financiar dhe ndryshimet në rregullativë nga ana e bankave qendrore. Diskutimet gjatë Konferencës do të mundohen të japin përgjigje për atë si reaguan dhe u pozicionuan udhëheqësit e mjeteve financiare në kushte të pozicionimi të kundërt të politikës monetare të bankave qendrore globale dhe si përgatiten ky lloj investitorësh për harmonizim gradual të politikave monetare. Gjithashtu, në Konferencë janë parashikuar edhe diskutime rreth integrimit të ardhshëm të vendeve të Evropës Juglindore, duke iu referuar arritjeve të deritanishme dhe sfidave të ardhshme.

Konferenca është për përfaqësuesit e bankave qendrore, institucioneve ndërkombëtare financiare, bankat globale dhe institucionet ndërkombëtare financiare dhe investuese.  Në konferencë pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë të institucioneve relevante ndërkombëtare financiare, këshillit akademik dhe bankave globale, si dhe guvernatorë të bankave qendrore, që do të mundësojë diskutime frutdhënëse dhe këmbim të eksperiencave të të gjithë pjesëmarrësve.

 Programi i konferencës

8:30

Regjistrim dhe kafe

9:00

Fjalim përshëndetës:

Z.  Dimitar Bogov, Guvernator, BPRM

Z.  Marc Uzan, Drejtor, RBWC

9:20

Fjalim nderi:  Z.  Benoît Cœuré, anëtarë i Bordit Ekzekutiv, BQE

9:50

SESIONI 1:  ZGJERIMI EKONOMIK GLOBAL, INFLACIONI DHE DINAMIKA E PRODUKTIVITETIT DHE NDRYSHIMET  NË POZICIONIMIN E POLITIKËS MONETARE

  • A është i qëndrueshëm momenti i rritjes ekonomike?
  • Evropa, SHBA-ja, Brexit, rreziqet gjeopolitike dhe politike - efektet e tyre ndaj perspektivave të ekonomisë botërore? 
  • Sa ishin efikase politikat jostandarde monetare?
  • Si do të jenë normat e interesit në periudhën e ardhshme? Rritje e ngadalshme e normave deri në nivele normale, mirëpo cili është niveli “normal"?
  • Efektet mbi tregjet financiare nga normalizimi i kushteve monetare:  Lëvizjet kah një stabilitet më i madh ose zmadhim i ndryshueshmërisë?
  • Roli i komunikimit të bankave qendrore - ndikime mbi pritjet e investitorëve dhe reaksionet e pjesëmarrësve në treg?

11:20

Kafe pauzë

11:40

SESIONI 2:  STABILITETI FINANCIAR:  A JEMI MIRË TË PËRGATITUR TË BALLAFAQOHEMI ME ZHVILLIME TË MUNDËSHME TURBULENTE?

  • Në arenën botërore, borxhi është në nivel të lartë rekord.  Prezenca e ndryshueshmërisë së ulët të tregut dhe normave të ulëta të rendimenteve tregojnë rreziqe të mundshme.
  • A mundet borxhi i lartë të bëhet pengesë e rëndësishme për kërkesën gjatë normalizimit të normave të interesit?
  • A është sistemi global financiar mirë i përgatitur të ballafaqohet me çfarëdo turbulencash financiare në kontekst të normalizimit të ardhshëm të politikës monetare?
  • A duhet krijuesit e politikave të shqetësohen për një moment të ri Minsky?
  • Cilat janë instrumentet më të përshtatshëm për ruajte të stabilitetit financiar dhe për arritjen e qëllimeve të politikës makroprudenciale, duke përfshirë instrumentet konvencionale, jo konvencionale dhe makroprudenciale?

13:10

Dreka

14:30

SESIONI 3: STRATEGJI PËR ZVOGËLIM EFEKTIV TË RREZIQEVE: PERCEPTIMET E BANKAVE QENDRORE DHE MENAXHERËVE TË MJETEVE FINANCIARE

  • Nga politikat divergjente kah politikat e harmonizuara monetare - si duhet të përgatiten udhëheqësit e mjeteve financiare drejt “normalitetit të ri” në politikat monetare globale?
  • Cilat janë strategjitë e përshtatshme për shpërndarjen e mjeteve:  Eksperienca nga e kaluara dhe pozicionimi i ardhshëm?
  • Balancim ndërmjet rreziqeve të tregut dhe të kredisë?
  • Përmirësimi i strukturës valutore të rezervave valutore:  qasje të mbrojtur përkundër qasjes së pambrojtur të investimit në valuta?
  • Diversifikim drejt klasave alternative të mjeteve për investim:  Eksperienca me investime në aksione?

16:00

Kafe pauzë

16:20

SESIONI 4: EVROPA JUGLINODRE:  CILA ËSHTË RRUGA AKTUALE DREJT INTEGRIMIT DHE RRITJA?

  • Si të ridrejtohet diskutimi në BE nga menaxhimi me krizat drejt zgjerimi?
  • Si mund vendet e rajonit të marrin ide reale për rrugën e tyre drejt integrimit evropian?
  • Cilat politika mund të lehtësojnë integrimin e rajonit në kornizat e strukturës evropiane dhe globale?
  • Si të përmirësohen perspektivat ekonomike në rajon përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve?  A ka mundësi për bashkim të forcave për pushtimin e tregjeve të tretë?

Panelistë të konfirmuar:

  • Z.  Benoît Cœuré, anëtarë i Bordit Ekzekutiv, Banka Qendrore Evropiane (ECB)
  • Z. Tao Zhang, Zëvendësdrejtor, Fondi Monetar Ndërkombëtarë (IMF)
  • Z. Luiz Awazu Pereira da Silva, Zëvendësdrejtor, Banka për Shlyerje Ndërkombëtare (BIS)
  • Z. Jonathan Pingle, Drejtor Ekzekutiv, Udhëheqës i Departamentit ekonomik për të ardhurat fikse globale (BlackRock)
  • Z. Jean Boivin, Drejtor, Blackrock, ish Zëvendës guvernator në Bankën e Kanadas
  • Z.  Már Guðmundsson, Guvernator, Banka Qendore e Islandës
  • Z-nja Debora Revoltella, Drejtor, Drejtoria për çështje ekonomike, Banka Evropiane Investuese (EIB)
  • Z-nja Charlotte Ruhe, Drejtor, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD)
  • Z. Carlo Monticelli, Vice Guvernator për stabilitet financiar, (Council of Europe Development Bank
  • Z-nja Linda Yueh, Bashkëpunëtorë për ekonomi në St Edmund Hall, University of Oxford, Profesor inordinar për Ekonomi në London Business School
  • Z.  Dragan Tevdovski, Ministër, Ministria e financave e Republikës së Maqedonisë
  • Mr. Vladislav Goranov, Ministër, Ministria e financave e Republikës së Bullgarisë
  • Z.  Mojmir Hampl, Vice Guvernator, Banka Popullore e Çekisë (Czech National Bank)
  • Z.  Tomas Garbaravicius, Anëtarë i Këshillit, Banka e Lituanisë (Bank of Lithuania)
  • Z.  Peter Mooslechner, Drejtor Ekzekutiv në Bankën Popullore të Austrisë (OeNB)
  • Z.  Massimiliano Castelli, Drejtor kryesor në UBS menaxhim me mjetet financiare (UBS Asset Management)
  • Z-nja Jennifer Johnson Calari, Këshilltarë në JJC Advisory, themelues dhe ish-drejtor në RAMP, World Bank
  • Z-nja Isabelle Strauss Kahn, Bashkëpunëtor i lartë kryesor në Bankën Botërore (The World Bank), ish-drejtor në Bankën e Francës (Banque de France)
  • Z.  Marc Uzan, Drejtor, Komiteti për resaturimin e Breton Vuds (The Reinventing Bretton Woods Committee - RBWC).