Forumin vjetor të “Iniciativës së Vienës” e hapën guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska me fjalim përshëndetës dhe guvernatori i Bankës Popullore të Kroacisë, Boris Vujçiq me fjalim hyrës.

Në panel-sesionin e parë, të titulluar “Politika monetare dhe fiskale e botës me inflacion të lartë”, përkrah Angellovska-Bezhoskës dhe Vujçiqit, morrën pjesë edhe guvernatori i Bankës Popullore të Sllovakisë, Peter Kazhimir, guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiç, ministri i financave, Fatmir Besimi dhe nënkryetarja e Bankës Europiane të Investimeve, Liljana Pavllova.


 Foto Galeria - Sesioni 1 


Në sesionin e dytë në kuadër të Forumit vjetor të “Iniciativës së Vienës”, të titulluar “Ndryshim i prioriteteve: Bankingu qëndror gjatë kohës së konkfliktit”, nën udhëheqje të Aleks Pivovarski, drejtor në BERZh, mori fjalë zëvendës guvernatorja e parë e Bankës Popullore të Ukrainës, Katerina Rozhkova. 


 Foto Galeria - Sesioni 2 


Në sesionin e tretë në kuadër të Forumit vjetor të “Iniciativës së Vienës”, të titulluar “Rishikim i gjendjes ekonomike të EQLJL”, Hellge Berger, zëvendës drejtor në FNM, mbajti prezantim për projektimet e rajonit dhe pastaj u bashkangjitën edhe Laura Valderama nga FNM-ja, Mateo Feraci nga BEI dhe Dejan Vasilev nga BERZh-i me prezantimet e tyre. 


 Foto Galeria - Sesioni 3 


Në sesionin e katërt, në kuadër të Forumit vjetor të “Iniciativës së Vienës”, të titulluar “Projektime për sektorin bankar: A do të pasojnë më shumë sfida?”, me të cilën kryesoi Fransis Malizh, drejtor gjeneral në BERZh, prezantim mbajti Patrik Ami, drejtor gjeneral në Drejtorinë e BQE për institucione të specializuara dhe banka më të vogla, derisa në panel diskutimin në të cilin morrën pjesë rregullatorët dhe pjesëmarrësit e tregut, morrën fjalë Oktavian Armasu, guvernator i Moldavisë, Ksaba Balint, anëtar i këshillit të Bankës Popullore të Romanisë, Tina Zhumer, zëvendësguvernatorja e Bankës së Sllovenisë dhe Ksaba Kandraks, zëvendësguvernator i Bankës Popullore të Hungarisë, duke iu referuar pritjeve të tregut. 


 Foto Galeria - Sesioni 4 


Në sesionin e pestë në kuadër të Forumit vjetor të “Iniciativës së Vienës”, të titulluar “Cilësia e portofolit dhe shenjat e hershme të përkeqësimit”, me të cilën kryesoi Mario Guadamilas, drejtor operativ në Bankën Botërore, për kreditë me probleme folën Vahe Vardajan, kordinator i Sektorit për këshillafinanciare në Bankën Botërore, si dhe Debora Revoltela, ekonomistja kryesore e BEI-ve dhe Laura Valderama nga FNM-ja, ndërsa në panel diskutimin morrën pjesë Katalina Porojan, nga Raiffeisen Bank-a dhe Marta Miler, nga KFN-ja, duke folur për pritjet e tregut.  


 Foto Galeria - Sesioni 5 


Në sesionin e gjashtë, në kuadër të Forumit vjetor të “Iniciativës së Vienës”, të titulluar “Tranzicioni i gjelbër”, me të cilën kryesoi Debora Revoltela, ekonomistja kryesore e BEI-ve, u mbajt prezantim i Grupit punues për ndryshimet klimatike të lidhura me ndryshimet klimatike dhe stabilitetin financiar, gjithashtu u drejtua edhe Patrik Ami, drejtor i Drejtorisë të institucioneve të specializuara dhe bankave të vogla pranë BQE-së.

Në panel diskutimin për financat e gjelbra, përveq Ami-t, folën edhe Elina Kamenicer nga BEI, Ksaba Kandarks, zëvendësguvernator i Bankës Kombëtare të Hungarisë, Manuela Florentina Hurmuz nga Raiffeisen Bank-a dhe Metodija Bogevski, menaxher i energjetikës në “Vitaminka”. 

Perspektiva e Komisionit Europian u prezantua nga Korina Ueidenger-Sosden.


 Foto Galeria - Sesioni 6 


Në sesionin e shtatë, në kuadër të Forumit vjetor të “Iniciativës së Vienës”, të titulluar “Financa në zhvillim – konteksti dhe zhvillimi i ri”, me të cilën kryesoi Rajner Vikern nga Drejtoria e stabilitetit financiar, kushte financiare dhe tregje të kapitalit të Komisioni Europian, prezantoi Kristian Mur, përfaqësues i Shoqatës Europiane Bankare – ShEB.

Në kuadër të sesionit, në panel diskutimin të titulluar “Digjitalizimi i shërbimeve financiare dhe stabilitet në kontekst të ngjarjeve aktuale”, debatuan Lukas Jakubonis, udhëheqës i zhvillimit të tregjeve financiare në Bankën e Lituanisë, Viktorija Gligorova, drejtoreshë gjenerale në Sektorin e Mbikëqyrjes në Bankën Popullore, Sharllot Ruhe, drejtoreshë gjenerale në BERZh për Europën Qëndrore dhe Juglindore dhe Fransis Malizh, drejtor gjeneral për institucione financiare në BERZh. 


 Foto Galeria - Sesioni 7