Sistemi financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Sistemi financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut përbëhet nga institucionet financiare depozituese dhe jo-depozituese. Institucionet financiare depozituese janë bankat dhe shtëpitë e kursimeve. Institucionet financiare jodepozituese janë shoqëritë e sigurimit, fondet pensionale, shoqëritë investuese, shoqëritë e lizingut, shoqëritë financiare, shoqëritë e brokerimit të sigurimeve, shoqëritë e përfaqësimit të sigurimeve, shoqëritë administruese të fondeve pensionale, shoqëritë administruese të fondeve investuese, shoqëritë administruese me fondet private, shtëpitë e brokerimit.
Sektori bankar përbën segmentin më të madh të sektorit financiar të brendshëm dhe është kryesori për ruajtjen e stabilitetit financiar. Në bankat janë të përqendruara kursimet e amvisërive dhe të sektorit korporativ, por dhe fondet e institucioneve të tjera financiare. Bankat janë bartësit e qarkullimit të pagesave dhe janë kreditori më i madh i brendshëm i sektorit privat. Banka Popullore është rregullator kompetent dhe mbikëqyrës makro dhe mikroprudencial mbi punën e bankave të brendshme dhe shtëpive të kursimit. Banka Popullore rregullon punën dhe kryen mbikëqyrje të ofruesve të shërbimeve të pagesave, emetuesit e parave elektronike, këmbimoreve dhe operatorëve të sistemeve të pagesave në pajtim me ligjin.
Puna e institucioneve të tjera financiare është lëndë i rregullimit dhe mbikëqyrjes nga rregullatorë të tjerë kompetent. Kështu, për rregullimin dhe mbikëqyrjen e punës së fondeve pensionale është përgjegjëse Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ka kompetenca në rregullimin dhe mbikëqyrjen e shoqërive të sigurimit, shoqërive brokere të sigurimeve, shoqërive të përfaqësimit të sigurimeve, brokerëve të sigurimeve, përfaqësuesve të sigurimeve dhe Byrosë Kombëtare të Sigurimeve.
Ministria e Financave është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe rregullimin e punës së shoqërive financiare dhe shoqërive të lizingut financiar, ndërsa Komisioni i Letrave me Vlerë është mbikëqyrës dhe rregullator i tregut të letrave me vlerë dhe punës së pjesëmarrësve në tregun e letrave me vlerë.
Tregjet financiare përbëjnë segment të rëndësishëm të sektorit financiar, nëpërmjet të cilave lidhen oferta dhe kërkesa të mjeteve financiare. Për funksionimin e pandërprerë të tyre, është e domosdoshme ekzistenca e sistemeve të sigurta, stabile dhe efikase të pagesave, të kleringut dhe shlyerjes, që do të sigurojnë transferimin e sigurt të mjeteve monetare ndërmjet pjesëmarrësve të tregut. Në pajtim me kompetencat ligjore, në ekonominë vendase, Banka Popullore vendos, regjistron dhe kryen mbikëqyrje mbi sistemet e sigurisë, stabilitetit dhe efikasitetit të pagesave, të kleringut dhe shlyerjes.
Me rëndësi në kontekstin e stabilitetit financiar është edhe Fondi për Sigurimin e Depozitave, i cili përfaqëson institucion shtetëror të specializuar financiar të themeluar me qëllim të ofrojë sigurimin e depozitave të qytetarëve në bankat dhe shtëpitë e kursimeve në Republikën e Maqedonisë dhe kompensimin e depozitave të siguruara në banka, filialet e bankave të huaja dhe shtëpitë e kursimeve, nëse tek ato ka ndodh ngjarje e rrezikshme. Me sigurimin e depozitave, Fondi kontribuon në ruajtjen e stabilitetit dhe besimit të publikut në sistemin bankar dhe financiar të vendit.
Struktura e mjeteve të përgjithshme në sektorin financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut
(me gjendje të datës 31.12.2020)

Burimi: Për çdo segment institucional, organi kompetent i mbikëqyrjes (BPRMV, KLV, MAPAS, AMS dhe Ministria e Financave) dhe ESHS (të dhënat e PBB-së).
Seria kohore e të dhënave për strukturën e sektorit financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Linqet në faqet e internetit të rregullatorëve të sistemit financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Fondi për Sigurimin e Depozitave:
Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS)
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve
Ministria e Finanacave
Komisioni i Letrave me Vlerë
Fondi i Sigurimit të Depozitave