Llogaritë financiare
Statistika e llogarive financiare është veçanarisht e rëndësishme dhe njëkohësisht një prej statistikave më komplekse. Ajo është pjesë e një sistemi të integruar të llogarive kombëtare, që i paraqet fondet dhe detyrimet financiare të sektoreve të caktuara në një periudhë të caktuar. Procesi i hartimit të statistikës së llogarive financiare është jashtzakonisht i komplikuar, sepse paraqet përdorimin e burimeve të ndryshme të të dhënave, të cilat shpeshë herë janë të destinuara për nevoja tjera statistikore dhe mund të jenë të vendosura në baza të ndryshme metodologjike. E gjithë kjo kërkon përpjekje të jashtzakonshme për kombinim përkatës dhe krijim të hierarkisë së burimeve të të dhënave nga statistikat primare dhe shumë burime tjera shtesë të të dhënave.
Vlera e dobishme e statistikës së llogarive financiare është e madhe, duke qenë se jep informacion të detajuar për gjendjen dhe ndryshimet e mjeteve dhe detyrimeve financiare të sektoreve të caktuara, strukturën e tyre sipas instrumenteve të caktuara financiare, si dhe ekspozimin e ndërsjellë financiar të sektoreve të caktuara. Për këtë arsye, llogaritë financiare janë burim i rëndësishëm i informacioneve për bartësit e politikave ekonomike.
Nga dhjetori 2020, Banka Popullore për herë të parë filloi me publikimin e të dhënave për llogaritë vjetore financiare të ekonomisë maqedonase (LlVFEM). Duke filluar nga tetori 2023, të dhënat përgaditen në periudhë tremujore.
Pasqyra e letra me vlerë të borxhit (LV) i paraqet lidhjet financiare të bazuara në instrumentin financiare të LV-ve me vlerë të borxhit ndërmjet sektoreve në ekonominë kombëtare, si dhe ndërmjet sektoreve në ekonominë kombëtare dhe sektorin e huaj. Të dhënat janë të paraqitura në një matricë që e ndjek parimin “nga kush tek kush”, sipas sektorit të zotëruesve dhe sektorit të emetuesve të LV-ve me vlerë të borxhit. Më konkretisht, të dhënat i referohen gjendjeve të zotëruara nga LV-të me vlerë të borxhit vendase dhe të huaja nga ana e zotëruesve vendas, si dhe për gjendjet e zotëruara të LV-ve të borxhit vendas nga zotërues jorezident. Të dhënat hartohen në pajtim me standardet statistikore ndërkombëtare dhe europiane.
Pasqyra e LV-së me vlerë të borxhit është një paraqitje sistematike e detajuar e të dhënave për LV-të me vlerë të borxhit, që janë të disponueshme në një nivel më të agreguar brenda statistikave për llogaritë financiare ku janë të shfaqura të dhënat për të gjitha instrumentet financiare.