JETËSHKRIMI

Emilija Nacevska

Viceguvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Data dhe vendi i lindjes: 9.6.1963, Ohër.







PËRVOJË PUNE

 

Pozicione relevante


korrik 2010 - tetor 2018 

 

 

Këshilltare e Guvernatorit për sistemet e pagesave dhe integrimet evropiane, Banka Popullore

Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:

  •  monitoron procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe koordinon aktivitetet e Bankës Popullore për përgatitjen e inputeve të nevojshme të dokumenteve nacionale lidhur me këtë proces: EPA, NPAA, raportet për realizimin e aktiviteteve dhe dokumente të tjera;
  •  monitoron aktivitetet lidhur me procesin e kyçjes së Bankës Popullore në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore dhe Eurosistem dhe kontribuon me opinionet e saj;
  •  monitoron zhvillimin e sistemit nacional për pagesa me fokus në harmonizimin e tij me standardet dhe rregullat për punën e sistemeve për pagesa në Zonën e Vetme Evropiane për Pagesa (SEPA) dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm;
  •  merr pjesë në përgatitjen e projeksioneve makroekonomike të Bankës Popullore;
  •  Kontribuon me opinionet e saj në çështje lidhur me politikën monetare dhe sistemin financiar.



korrik 2003 - korrik 2010

 

Viceguernatore e Bankës Popullore

Anëtare e Këshillit të Bankës Popullore

 

Përgjegjësitë e punës dhe arritje më të rëndësishme:


shkurt 2006 - korrik 2010

 

Viceguvernator përgjegjës për fushat e politikës   

monetare, hulumtimit dhe statistikës.

  • Përmirësim i procesit të vendimmarrjes monetare dhe rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë së Bankës Popullore për vendimet monetare: model i përmirësuar dhe të futur në përdorim për projektim afatmesëm, infrastrukturë të zhvilluar për parashikime afatshkurtra, sistemit i vendosur i projeksioneve makroekonomike tremujore dhe publikimi i tyre i rregullt në raportet tremujore.
  • Përmirësimi i statistikës dhe harmonizim i mëtejshëm me standardet ndërkombëtare: për herë të parë publikohen të dhëna dhe seri kohore për investimet e huaja direkte, për pozicionin ndërkombëtarë të investimeve, për borxhin e jashtëm bruto dhe neto dhe pretendimet, seri e reviduar kohore e të dhënave monetare, prezantimin e burimeve të reja të të dhënave.


korrik 2004 - shkurt 2006

 

Viceguvernator përgjegjës për zbatim operativ të politikës monetare, menaxhimi i rezervave valutore, sistemeve për pagesa dhe operacionet e thesarit.

  • Reforma substanciale në kornizën operacionale të Bankës Popullore, gjë që e zmadhoi efikasitetin dhe fuqinë transmetuese të politikës monetare.
  • Vendosje dhe zhvillimi i tregjeve përmes sportelit dhe operacionet repo.
  • Thellimi dhe zhvillimi i tregut valutor dhe përmirësim i politikës intervenuese të Bankës Popullore: vendosje e sistemit informativ elektronik dhe platformë për rënditje dhe tregtim ndërmjet bankave dhe bankave me Bankën Popullore, prezantim i bankave mbështetëse të Bankës Popullore për intervenime në treg, vendosja e rregullave të brendshme për intervenime.
  • Avancimi i procesit për menaxhim të rezervave valutore dhe forcim i procesit të vendimmarrjes:  vendosje e strategjisë dhe politikës për plasmanë bazuar në monitorim dhe kontroll të rreziqeve, formimi i Komitetit për investime dhe procedurë të vendimmarrjes, fillimi me tregtimin e investimeve.
  • Përmirësim i sigurisë ligjore në operacionet e sistemeve për pagesa dhe rritje të efikasitetit të pagesave, vendosje e statistikës së pagesave.
  • Avancim i procesit për emetim dhe trajtim të parave të gatshme.
  • Sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për vendosjen e tregut primar të letrave shtetërore me vlerë dhe përkrahje të shtetit për zhvillim të tregut për emetim të bonove të thesarit për qëllime monetare.
  • Vendosje e detyrave - kujdestar i pasurisë së mjeteve të fondeve të para private të obligueshme të pensionit në mbështetjen e reformave të sistemit të pensionit dhe zbatim i tyre deri në përshtatshmërinë e bankave komerciale për kryerjen e këtyre shërbimeve.


korrik 2003 - korrik 2004

 

Viceguvernator përgjegjës për sektorin e devizave sipas skemës së atëhershme organizative të Bankës Popullore dhe

Zëvendësguvernator me autorizim nga Guvernatori në pajtim me ligjin e atëhershëm.

  • Ngritja e qeverisjes korporative në Bankën Popullore si iniciator dhe pjesëmarrës në vendosjen e riorganizimit të parë funksional në Bankën Popullore, përfshi edhe politikave të brendshme dhe rregullave, në pajtim me praktikat më të mira të bankave bashkëkohore qendrore.
  • Centralizim dhe konsolidim i aktiviteteve statistikore, bashkim organizativ dhe projektim makroekonomik.
  • Iniciator për vendosjen e proceseve për sigurim të vazhdimësisë në punë dhe sigurisë në sistemin informativ në nivel institucional në pajtim me standardet ndërkombëtare.


dhjetor 1997 - korrik 2003

 

Drejtor, Drejtoria për Bilancin e Pagesave, Banka Popullore.

Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:

  • Përhapje e rregullt e statistikës së bilancit të pagesave dhe përmirësim i proceseve për mbledhje dhe përpunim të të dhënave, harmonizim i mëtejshëm me standardet ndërkombëtare dhe avancim i statistikave të jashtme.
  • Vendosej e burimeve të të dhënave dhe bazave metodologjike për vendosje të statistikës së investimeve të huaja direkte dhe pozicionit ndërkombëtar të investimit.
  • Përgjegjëse për projeksionet për bilancin e pagesave, për analizën e sektorit të jashtëm dhe kursin real efektiv të denarit.
  • Pjesëmarrje në negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore (BB);
  • Pjesëmarrje në përpunimin e rregullativës së re ligjore dhe nënligjore për operacione valutore në pajtim me dispozitat nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim, si dhe në përgatitjen e ligjit të ri për Bankën Popullore me të cilin kryhet zmadhim i konsiderueshëm i pavarësisë së bankës qendrore.


maj 1996 - dhjetor 1997

 

Udhëheqës, Njësia për bilancin e pagesave

Drejtoria për operacione valutore, Banka Popullore

Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:

  • Përpilim dhe publikim në kohë i bilancit për pagesa, përmirësim i mbulimit the zgjerim i burimeve të të dhënave, harmonizim i mëtejshëm me standardet ndërkombëtare.
  • Përgatitje e projektimeve të bilancit për pagesa.
  • Analizë e sektorit të jashtëm dhe kursit real efektiv të denarit.
  • Pjesëmarrje në negociatat me FMN-në.


janar 1996 - maj 1996.

 

Bashkëpunëtor profesional, Njësia për marrëdhënie ndërkombëtare dhe bilancin e pagesave

Drejtoria për operacione valutore, Banka Popullore.

Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:

  • Përpilimi dhe publikimi në kohë i bilancit për pagesa.
  • Analizë e sektorit të jashtëm dhe kursit real efektiv të denarit.
  • Bashkëpunim me FMN-në rreth përgatitjes së projeksioneve për bilancin e pagesave.
  • Vendosje e infrastrukturës për përgatitje të projektimeve të bilancit për pagesa.
  • Pjesëmarrje në përgatitjen e kornizës ligjore për aktivitete të veprimtarisë së bankës qendrore dhe regjimit valutor të vendit tonë.


mars 1993 - janar 1995

 

Analist valutor, Drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare

Drejtoria për operacionet valutore, Banka Popullore.

Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:

  • Përpilimi dhe publikimi në kohë i bilancit për pagesa.
  • Analizë e sektorit të jashtëm dhe vendosje e metodologjisë për monitorim të kursit real efektiv të denarit.
  • Bashkëpunim me FMN-në rreth përgatitjes së projeksioneve për bilancin e pagesave.
  • Përgjegjëse për tërheqjen e linjave të para kreditore dhe huave nga Bankën Botërore.


nëntor 1987 - mars 1993

 

Analist i ri valutor, Drejtoria për marrëdhënie ndërkombëtare

Drejtoria për operacionet valutore, Banka Popullore.

Aktivitete dhe përgjegjësi më të rëndësishme:

  • Analiza e sektorit të jashtëm të vendit tonë në përbërje të RSFJ-së.
  • Pjesëmarrje në përgatitjen e raporteve gjysmëvjetore dhe vjetore të Bankës Popullore.
  • Pjesëmarrje në procesin institucional gjatë pavarësimit monetar të vendit tonë.
  • Vendosje e statistikës së bilancit të pagesës së vendit tonë.


Pjesëmarrje në projekte dhe aktivitet në trupa tjera punuese më të rëndësishme:

 

2004 - sot

 

Kryetar i Këshillit Nacional për Sistemet e Pagesave, i formuar në Marrëveshje me Guvernatorin, Ministrin e Financave dhe Kryetarin e Shoqatës për Veprimtari Bankare si trup konsultativ dhe koordinues për zhvillim dhe avancim të sistemit të pagesave, i përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve themelues dhe institucioneve tjera të përfshira në sistemin e pagesave; koordinon aktivitetet për zgjidhjen e problemeve aktuale në kryerjen e pagesave, për avancimin e sistemeve të pagesave përmes aplikimit të standardeve dhe rregullave për punë të SEPA-së; organizon procesin për përgatitje të strategjisë nacionale për zhvillim të sistemeve të pagesave dhe monitoron performancat.


2012 - 2013

 

Iniciator dhe koordinues i implementimit të projektit të parë për bashkëpunim të Bankës Popullore me Bankën Qendrore Evropiane me të cilin kryhet analizë e plotë e situatës dhe nevojave të Bankës Popullore në proceset a kyçjes së saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore dhe Eurosistem.


viti 2004.

 

Udhëheqës i ekipit të Bankës Popullore për përgatitje të përgjigjeve të Pyetësorit të BE-së dhe përgjegjës për koordinim të aktiviteteve lidhur me integrimin evropian.


 


2004 - 2005

 

Pjesëmarrës në projektin për reforma të sistemit të pensioneve të vendit tonë.


2003 - 2010

 

Zëvendësguvernator për vendin tonë në Bordin e Drejtorëve të 

Fondit Monetar Ndërkombëtar.


viti 2003.

 

Pjesëmarrës në grupin projektues për vendosje të rregullativës për shërbimin transfer i shpejtë i parave.


1999 - 2002

 

Pjesëmarrës në grupin projektues për përpunim të rregulltivës së re ligjore për operacione valutore në pajtim me dispozitat nga Marrëveshja e vendit tonë me BE-në për Stabilizim dhe Asocim dhe në grupin projektues për përpunimin e një ligji të ri për Bankën Popullore që të sigurohet pavarësia e bankës qendrore në pajtim me kriteret e BE-së.


Viti 1998.

 

Pjesëmarrës në trajnimin e grupit për implementim institucional të dispozitave të MSA-së.

Viti 1997

 

Udhëheqës i projektit për vendosje të statistikës së tregtisë së jashtme të vendit tonë.


Viti 1994.


 

Pjesëmarrës në aktivitetet për shlyerjen e detyrimeve të matururara të vendit tonë ndaj huadhënësve multilateral si kusht për anëtarësimin e vendit në institucionet financiare ndërkombëtare (FMN dhe BB) ku me sukses e organizoi tërheqjen e kredisë së parë nga BB-ja.



Arsimimi

2012

 

Magjistër i shkencave ekonomike

Instituti Ekonomik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup

Titulli i punimit të magjistraturës: “Roli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit evropian të vendit”.

Mentor: Prof. D-r Silvana Mojsovska


1986

 

Ekonomist i diplomuar

Drejtimi i financave, kontabilitetit dhe veprimtarisë bankare

Fakultet Ekonomike, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup.


 

TRAJNIM PROFESIONAL DHE PJESËMARRJE NË SEMINARE DHE KONFERENCA

    Ndjekja e një numri të madh të seminareve dhe kurseve të organizuar nga qendrat për trajnim të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankat qendrore në fushën e programimit makroekonomik financiar, statistika makroekonomike, politikë monetare, regjim valutor, sistem financiar dhe politikë, sistemet për pagesa, proceset e integrimeve evropiane; menaxhment institucional etj.; vizita studiuese në Bankën Qendrore të Sllovenisë, Austrisë, Bullgarisë; pjesëmarrje në punëtori të shumta ndërkombëtare në këto fusha.

   Prani ose pjesëmarrje me paraqitjet e saj në një numër të konsiderueshëm të konferencave vendase dhe ndërkombëtare në fushën e veprimtarisë së bankave qendrore dhe sistemeve financiare.


 

Njohja e gjuhëve

maqedonase


gjuha amtare.


gjuha angleze


të folur, kuptim dhe shkrim të shkëlqyeshëm.


gjuhët sllave të jugut


të folur, kuptim dhe shkrim shumë të mirë.


AFTËSI DHE NJOHURI TJERA RELEVANTE

Microsoft Office


shkëlqyeshëm


aplikacione tjera të brendshme profesionale të zhvilluara në Bankën Popullore.


Shkëlqyeshëm