Materiale Edukative
Siguria gjatë përdorimit të produkteve dhe shërbimeve financiare digjitale
Kjo broshurë është përgaditur për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit të popullsisë për përdorim të kujdesshëm të kanaleve digjitale që lejojnë qasje në produkte dhe shërbime financiare. Kanalet digjitale mundësojnë që klientët e bankave dhe institucioneve tjera të kenë qasje deri te produktet dhe shërbimet financiare nëpërmjet internetit, telefonave të mençur, tabletëve dhe kompjutorëve në çdo kohë, shpejte dhe thjesht. Megjithatë, gjatë përdorimit të teknologjive të reja, përdorimi i kanaleve digjitale sjell edhe rreziqe të reja që lidhen kryesisht me keqpërdorimin e mundshëm të të dhënave personale të klientit. Për këtë arsye është e rëndësishme që klientët të njihen me rreziqet, si dhe masat e kujdesit paraprak që duhet të ndërmarrin për ti zbutur ose eliminuar pasojat e padëshiruara. Në këtë broshurë në mënyrë sistematike janë sqaruar më shumë rekomandime për përdorim të sigurtë të produkteve dhe shërbimeve financiare digjitale.
Llogari pagesore me funksione bazë
Kjo broshurë ka karakter informativ dhe edukativ dhe dedikuar personave fizik shfrytëzues të shërbimeve pagesore për t'u njohur dhe zbatuar Ligjin e ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemin e Pagesave, i cili filloi të zbatohet më 1 janar të vitit 2023.
Në broshurë janë të dhëna përgjigjet e pyetjeve në vijim:
Çfarë është llogariа pagesore me funksione bazë?
Cili është dallimi mes llogarisë pagesore me funksione bazë dhe llogarisë së “zakonshme” pagesore?
A paguhet tarifë për llogarinë pagesore me funksione bazë?
A mund të hapet llogari pagesore me funksione bazë te cili do ofrues i shërbimeve pagesore?
Çka është llogaria pagesore me funksione bazë për konstumatorët të cilat i takojnë grupit të përdoruesëve me të drejta ligjore?
Cilat janë përfitimet nga posedimi i një llogaria pagesore me funksione bazë?
A mund të refuzohet kërkesa për hapjen e llogarisë pagesore me funksione bazë?
Njihuni me Bankën popullore të Republikës së Raqedonisë së Veriut

Blerja e shtëpisë me kredi Hipotekare
Kjo broshurë u krijua për familjet në vend, të cilat kanë në plan të blejnë shtëpi apo banesë për të jetuar në të dhe planifikojnë ta finansojnë atë me kredi afatgjate.
Nëse jeni të interesuar për blerje të shtëpisë ose banesës, kjo broshurë ju ofron udhëzime:
- si ta përcaktoni shumën e përgjithëshme për blerje të shtëpisë
- si ta përcaktoni se sa keni mundësi të merrni hua
- kushtet më të rëndësishme të kontratës në lidhje me valutat, normat e interesit, përmbushjen e afatit dhe skemat e shlyerjes.

Link deri te broshura Blerja e shtëpisë me kredi Hipotekare
Broshura është në dispozicion edhe në gjuhën maqedonase
Menaxhimi i mençur i parave