Dizajni i kartëmonedhave me vlerë nominale 10 denarë

Dimensione: 126 mm х 63 mm

Emetimi: viti 2018

Pamja e përparme: 


Në pamjen e përparme të parasë është paraqitur një torzo mermeri e Perëndeshës Egjiptiane Izida (shek 2 p.e.s) që është zbuluar në Ohër, në njërin nga objektet e kultit kushtuar Perëndeshës Izida. Izida ka qenë perëndeshë e pjellshmërisë dhe amësisë, mbrojtëse e natyrës dhe magjisë. Ajo është adhuruar dhe respektuar edhe jashtë kufijve të Egjiptit, madje edhe në vendin tonë, siç dëshmohet nga objektet e shumta të kultit, mes cilave edhe tempulli në qytetit e drunjtë të Stobit që i është dedikuar asaj.

Në gjysmën e majtë të parasë shfaqet një vathë e artë në formë barke, e cila daton nga shekulli i 4 p.e.s. Ajo është zbuluar në varrin e një princeshe të re, i gjetur në f. Bernci, Manastir, dhe paraqet një kryevepër të punimeve të atëhershme të arit.

Në pjesën e majtë lart është paraqitur një pjesë e kapitelit jonik nga fillimi i shekullit 6-të, ndërsa në pjesën e majtë poshtë është ilustruar një bust mermeri i Tit Flajvi Filoksen (shekulli 2), bamirës dhe prift i qytetit Heraklea Linkestida (Manastir).

Pamja e prapme:


Palloi, i cili është motivi kryesor i pamjes së prapme të parasë, paraqet detaj nga mozaiku i dyshemesë së dhomës së pagëzimit të Bazilikës Peshkopale në qytetin antik Stobi (shekulli 4 - 5). Kjo bazilikë është në të vërtetë tempulli më i vjetër i krishterë në Maqedonië e Veriut. Pallonjtë simbolizojnë ringjalljen, pavdekësinë dhe përjetësinë. 


                                        

Dizajni i kartëmonedhave me vlerë nominale 50 denarë

Dimensione: 129 mm х 63 mm

Emetimi: viti 2018

Pamja e përparme: 


Motivi themelor në pamjen e përparme të parasë është monedhë e farkëtuar gjatë kohës së Justinianit të II-të. Justiniani i II-të ka trashëguar fronin bizantin pas vdekjes së Justinianit të I-rë në vitin 565. Paratë e tij janë një gjetje e shpeshtë në lokalitetet e Maqedonisë së Veriut. Monedha është e vendosur brenda një barke të dekoruar, e cila është marrë nga kisha Shën Pantelejmon (viti 1164), f. Nerez i Epërm, Shkup, dhe përfaqëson një nga shembujt më të bukur të gdhendjes së gurit.

Në anën e majtë të parasë është paraqitur një varëse nga bakri në formë trekëndëshi, që daton nga shekulli 7-6 p.e.s., e cila është gjetur në lokalitetin Suva Reka – Paragon të  Gjevgjelisë. 

Në pjesën e majtë lart të parasë është paraqitur Arhangel Gavrili, ndërsa në pjesën e majtë poshtë janë paraqitur dy gjarpërinj të gërshetuar me krahë, të cilët paraqesin një detaj nga dera dy krahëshe e gdhendur cekët nga kisha Shën Jovan Preteça (shekulli 16), f. Slepçe, Demir Hisar

Pamja e prapme:


Në pamjen e prapme të parasë është paraqitur Arhangel Gavrili, detaj i marrur nga altari afresk Shën Mëria me Jezu Krishtin në fron, nga kisha Shën Gjergji (1911), f. Kurbinovë, Resnjë. Fotografia e plotë përbëhet nga paraqitja e Shën Mërisë në fron me Jezuin në duart e saj. Në anën e majtë të tyre është Arhangel Gavrili dhe në anën e djathtë Arhangel Mihaili. Afreskat në kishën Shën Gjergji paraqesin kryevepër të artit bizantin të Komnenëve në Maqedoninë e Veriut.