Investime direkte - Lëvizjet
Të dhënat për transaksionet e investimeve direkte i përfshijnë lëvizjet ndërmjet subjekteve të lidhura në bazë të kapitalit të pronësisë, riinvestimit të fitimit dhe instrumenteve të borxhit. Instrumentet e borxhit i përfshijnë fondet dhe detyrimet prej/ndaj ndërmarrjeve të lidhura jasht vendit në bazë të huave për subjektet e lidhura, kreditë dhe aktivet tregtare të subjekteve të lidhura dhe fondet dhe detyrimet në bazë të instrumenteve tjera të borxhit të subjekteve të lidhura mes vete.
Të dhënat për transaksionet e investimeve direkte paraqiten sipas vlerës së tregut.
Arritjet e fundit:
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, totali i investimeve direkte në vend shënoi neto hyrje prej 397.5 milionë eurosh, si rezultat i rritjes neto të të hyrave në bazë të borxhit ndërkompani (296.7 milionë euro) dhe rritjes së investimeve në kapitalin vetanak (104.4 milionë euro), përkundër ujles në riinvestimin e fitimit (3.6 milionë euro).
Gjatë vitit 2024, totali i investimet direkte në vend shënoi 1.255 milionë euro, si rezultat i neto të hyrave në bazë të borxhit ndërkompani (686 milion euro), kapitalit vetanak (313.6 milion euro) dhe riinvestimit të fitimit (255.3 milionë euro).

Arkivi i investimeve direkte
Për informata më të detajuara lidhur me të dhënat statistikore të publikuara, mund të na kontaktoni në [email protected] ose në telefon 02 3215 181 lokal 103 (ose 110/108)