Këshilli i Bankës Popullore
Organi më i lartë qeverisës në Bankën Popullore është Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këshilli përbëhet nga nëntë anëtarë: guvernatori dhe tre viceguvernatorët si anëtarë ekzekutivë, si dhe pesë anëtarë joekzekutivë.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut emëron guvernatorin e Bankës Popullore, me propozim të kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Viceguvernatorët e Bankës Popullore i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të guvernatorit. Anëtarët joekzekutivë të Këshillit të Bankës Popullore i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore emërohen me mandat 7 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
Kompetencat dhe detyrat e Këshillit të Bankës Popullore përcaktohen me nenin 47 nga Ligji i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këshilli i Bankës Popullore mban seanca sipas nevojës, varësisht nga aktivitetet e Bankës Popullore, por së paku dhjetë herë në vit.
Anëtarë të Këshillit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë:
Anëtarët ekzekutivë:
Anëtarët joekzekutivë:
Anëtarët e Komitetit të Auditimit
- Dr. Sinisha Naumoski, anëtar jo-ekzekutiv i Këshillit - President
- Dr. Gadaf Rexhepi, anëtar jo-ekzekutiv i Këshillit - anëtar
- Dr. Nikola Popovski, anëtar jo-ekzekutiv i Këshillit - anëtar
